Drejt Punës/ Ervis Ademi: Ta
bësh klientin të ndihet si në shtëpi 

19 Maj 2016, 09:54| Përditesimi:

  • Share
Ervis Ademi, 24-vjeçari nga Durrësi me profesion menaxher recepsioni, është një ndër të trajnuarit e parë të programit “Albtrainer”. Ervisi, thotë se i ka pëlqyer gjithmonë të punojë në fushën e turizmit.
 
“Kur vendosa të ndjek shkollën e hoteleri turizmit në Durrës, nuk isha shumë i qartë për shkallët kualifikuese që kërkonte ky profesion. Thjeshtë më pëlqente që në të ardhmen të punoja në profilin e hotelerisë. Gjithmonë më ka pëlqyer komunikimi me klientët dhe  e kam parë si sfidë që klientin ta bëj të ndihet si në shtëpi”, thotë Ervisi.
Ai punon si menaxher recepsioni në një prej hoteleve më të njohura në Durrës. Ishte pjesë e projektit pilot që “Albtrainer” zhvilloi në këtë qytet dhe sot e bën qartë dallimin e kualifikimit që kishte përpara këtij trajnimi dhe aftësive që zotëron tani.
 
“Mendoj se bazat e këtij profesioni unë i kisha përfituar që në vitet e shkollimit. Por gjatë trajnimit nga tetori i 2015 deri më sot kam kuptuar dhe rikuperuar shumë mangësi sidomos në komunikimin dhe marrëdhëniet me klientët, në menaxhimin e ankesave të klientëve, në menaxhimin e duhur të detyrave dhe organizimin e duhur të punës në skuadër”.
 
Ervisi thotë se kualifikimet e marra gjatë këtyre muajve trajnim, janë të dukshme në shërbimet që ai ofron gjatë oreve të punës në hotel. “Reflekton shumë kjo përvojë e re në shërbimet në hotel,  pasi ky program  bën që hotelet shqiptare të përfitojnë  një frymë të re standartesh në shërbim dhe menaxhim”.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?