Drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale brenda vitit/ Yuri Kim: Edhe 6 javë, udhëheqësit të përmbushin premtimin

19 Nëntor 2020, 12:04| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 17:40

  • Share

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka përshëndetur progresin e arritur në drejtim të arritjes së objektivit bvrenda viti, bërjen e një Gjykata Kushtetuese funksionale.

Për Kim institucionet kyçe në këtë proces, si Presidenca, Parlamenti apo edhe institucionet të drejtësisë, duhet të vijojnë punën dhe udhëheqësit të përmbushin premtimet dhënë shqiptarëve për drejtësi.

'Është mirë të shohësh progres drejt funksionimit të Kushtetutës deri në fund të këtij viti. 6 javë të mbetura – Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë. Faleminderit KED për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimet për njerëzit e Shqipërisë për drejtësi", shkruan ajo në Twitter.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?