Kombëtarja

'Drejt Gjermanisë në verë', UEFA prezanton Kombëtaren me flamurin e UÇK-së

21 Prill, 21:26| Përditesimi: 21 Prill, 21:27

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit do jetë pjesë e finaleve të Euro 2024, kompeticion që zhvillohet në Gjermani nga 14 qershori deri në 14 korrikun e këtij viti.

Të shortuar në Grupin B, kuqezinjtë e Sylvinhos "peshkuan" emra si Spanja, Italia dhe Kroacia. Paçka se jemi në "grupin e ferrit", tanët pritet të jenë surpriza e Gjermanisë.

Tanimë UEFA në faqen e saj ka publikuar disa fotografi nga rrugëtimi i kuqezinjve drejt eventit, duke rikthyer emocione të forta për tifozët. Ndër foto e zgjedhur nga UEFA nuk mungon as Mirlind Daku me flamurin e UÇK-së.

"Drejt Gjermanisë në verë", kështu shkruan UEFA.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?