Drejt finalizimit njohja e viteve të punës edhe me Serbinë

15 Mars, 21:18| Përditesimi: 15 Mars, 21:19

  • Share

Shqipëria po shkon drejt finalizimit të marrëveshjes për njohjen e viteve të punës edhe për shqiptarët që punojnë në Serbi.

Këtë të premte u parafirmos Marrëveshja Kuadër në fushën e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ky ishte raundi i dytë i negociatave i zhvilluar pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Marrëveshja u siguron qytetarëve shqiptarë një sërë përfitimesh, si: Pensionin e pleqërisë, përfitimet e barrëlindjes, pensionin familjar, atë të invaliditetit, etj.

 Ajo gjithashtu siguron bashkimin e periudhave kontributeve, duke bërë që qytetarët të mos humbasin vitet e tyre të punës.

Marrëveshja u parafirmos nga Zëvendësministrja e Ekonomisë Olta Manjani, përfaqësuesi i Ministrisë së Punës në Serbi Zoran Milosheviç.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?