Drejtësia, Vasili: BE dhe SHBA
flisni sot, nesër është shumë vonë

15 Janar 2018, 19:53| Përditesimi:

  • Share
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili në një status në Facebook shprehet se Reforma në Drejtësi ka rënë. Ai si shembull të fundit mori rastin kur Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka kualifikuar dhe ka marrë nga lista e zezë e OMN-së, për ti futur si kandidatë kalues për KLP dy emra.

STATUSI I PETRIT VASILIT
Kryeministri e asgjesoi ONM-ne. BE dhe SHBA flisni sot, neser eshte shume vone...

Kryeministri shkaterroi perfundimisht reformen ne drejtesi duke asgjesuar edhe Operacionin Nderkombetar te Monitorimit (ONM).

ONM ishte garancia nderkombetare e kushtetuese e reformes ne drejtesi.

ONM ka dhene opinion negativ per disa kandidate te shoqerise civile,por mekembesi i kryeministrit,sekretari i pergjithshem i kuvendit te shqiperise, i perbuz,nuk pyet fare dhe i konsideron normal.

Edi Rama e perzuri perfundimisht edhe monitorimin nderkombetar nga reforma ne drejtesi.

BE dhe SHBA garantuan shqiptaret se ONM do te ishte syri i tyre ne reformen ne drejtesi ndaj i besuam dhe e vume ne Kushtetute.

ONM u asgjesua nga kryeministri me qellimin e vetem qe ai ka: kapjen e drejtesise.

Pra BE dhe SHBA nuk kane me sy ne zbatimin e paanshem te reformes ne drejtesi.

Kujt ti besojme tani ????

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?