Agron Kapllanaj dhe Lulzim Basha

Drejt Berishës apo zhgënjim nga Basha? Kapllanaj ‘shpërthen’ ndaj ish kryetarit të PD: Ke dështuar, nuk jemi më me ju! Për çfarë bën takime?

7 Tetor 2022, 19:59| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 20:01

  • Share

Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me personat që ka pasur kryetar degësh për jugun në Berat. Por në këtë takim ish kreu i PD Fier, Agron Kapllanaj e ka kundërshtuar me tone të ashpra dhe duke i kujtuar dështimet gjatë kohës kur drejtonte Partinë Demokratike.

“A e kuptoni se jeni një kryetar i dështuar në të gjithë betejat politike për 9 vjet. Përse merrni pjesë në këto takime dhe i jepni kosto demokratëve kur vetë jeni tërhequr, nëse keni plan për tu rikthyer atëherë ne nuk jemi me ju!”- tha Kapllanaj.

Ndërkohë 1 javë më parë, Basha pati zhvilluar takim me ish krerët e PD të veriut.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?