Aritistët në skenë

Dre, Snoop, Eminem dhe 50 cent, ‘Super Bowl’ bën bashkë ‘mbretërit’ e rep-it në botë! I vihet ‘flaka’ skenës! Ja çfarë nuk vutë re nga performanca

15 Shkurt 2022, 10:16| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 10:19

  • Share

Dr. Dre, Snoop Dogg, Eminem, Mary J. Blige dhe Kendrick Lamar u bënë bashkë për t’i bënë “flakën” skenës me performancën e tyre në shfaqjen e pjesës së parë për Super Bowl LVI që u zhvillua në stadiumin SoFi në Los Anxhelos të dielën mbrëma.

Bashkë me mbretërit e rep-it nuk mund të mungonte edhe 50 cent, i cili u shfaq me ‘kokë poshtë” dhe kërkdoi ashtu për disa sekonda.

Videoja e artistëve ka arritur të jetë ‘numër 1” në botën e youtube-t duke thyer rekord klikimesh.

Çfarë nuk vutë re nga kjo performancë?

Eminem kundërshtoi udhëzimet e përfolura nga NFL për të mbajtur politikën jashtë shfaqjes së pjesës së parë duke u gjunjëzuar për një minutë në fund të performancës së këngës “Lose Yourself”. Vendimi i tij për t’u gjunjëzuar me dorën në kokë dukej se ishte një shfaqje solidariteti për ish-mbrojtësin e NFL, Colin Kaepernick dhe lojtarë të tjerë të futbollit që janë gjunjëzuar gjatë himnit kombëtar për të protestuar kundër pabarazisë racore dhe brutalitetit të policisë.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?