Tirana feston golin e parë

Dramë, pesë gola dhe përmbysje në minutën e 90-të, Tirana fiton 3-2 me Kukësin në 'Air Albania'! Sherr në fundin e lojës (VIDEO)

23 Nëntor 2023, 22:08| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 22:20

  • Share


Tirana rikthehet te tri pikët, teksa bardheblutë mundën 3-2 Kukësin në "Air Albania" për javën e 13-të të Superligës. Ndeshja nisi me një minutë heshtje në nder të Dwamenas, ndërsa 90 minutat e lojës i kishin të gjitha. Pesë gola, karton i kuq, përmbysje dhe ripërmbysje, ndërsa në fund edhe sherr mes lojtarëve.

Duhej minuta e 15-të e ndeshjes që Ardit Deliu të kalonte në epërsi bardheblutë me një gol të bukur, ndërsa fraksioni i parë u mbyll me avantazhin minimal të bardhebluve.

Në pjesën e dytë ishte Kukësi që mori frenat e lojës dhe barazoi me Beshiraj në të 53 minutë, kjo pas asistit të Salami. Dhjetë minutat e fundit të sfidës ishin një dramë e vërtetë. Miqtë e Stavri Nicës shënuan golin e avantazhit 1-2 me Momoh, sërish pas asistit të Salami.

Vetëm në fundin e ndeshjes dhe konkretisht në të 87 minutë Përgjoni vendosi ekuilibrat në 2-2 pas pasimit të Patrick, i rikthyer pas një kohe të gjatë nga dëmtimi. Kur u duk se skuadrat do ndanin pikët, Kaina në minutën e 90-të vendosi që tri pikët të shkonin te Tirana, që fitoi 3-2. Te goli i fitores sërish Patrick kyç me pasimin final.

Vendimtar në këtë duel edhe kartoni i kuq për Nikolin Dukën në të 61 minutë, që la Kukësin me dhjetë futbollistë. Në fund të duelit nerva mes lojtarëve, me de la Torre që u përplas me vendasit, ndërsa situata u qetësua pas disa sekondave.

Pas barazimit 1-1 me Skënderbeun në Korçë, Tirana ia del që të sigurojë tri pikë mes dramës dhe rikthimi në "Air Albania" ka qenë i duhuri për skuadrën e Julian Ahmataj, që e sheh veten në vendin e tretë me 21 pikë, duke iu afruar kryesuesve të Egnatias dhe Partizanit që kanë 27-të pikë. Nga ana tjetër Kukësi tregoi se di të luajë futboll të bukur, por mbetet me 14 pikë në vendin e gjashtë.

 

 

 

 

Dramë, pesë gola dhe përmbysje në minutën e 90-të, Tirana fiton 3-2 me Kukësin në 'Air Albania'! Sherr në fundin e lojës

Lajmi kryesor:

VIDEO/ Egnatia dhe Partizani një pikë për kreun, 'Demat' ndalen pas gjashtë fitoreve! Dinamo mund 1-0 Erzenin, Tirana fiton 3-2 ndaj Kukësit në fund


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?