Luis Diaz

Dramë për sulmuesin e Liverpool, i rrëmbejnë prindërit në Kolumbi

29 Tetor 2023, 16:33
  • Share

Sulmuesi i Liverpool, Luis Diaz është duke kaluar orë tmerri. Liverpool konfirmoi se prindërit e kolumbianit ishin rrëmbyer në vendlindje, teksa për shpëtimin e tyre janë përfshirë organet e rendit.

Minutat e fundit mësohet se nëna e Diaz është shpëtuar dhe është shëndoshë e mirë, ndërsa i ati vijon të jetë ende në duart e keqbërësve.

Diaz u la jashtë skuadrës së Liverpool-it për ndeshjen kundër Nottingham Forest të dielën. “Na duhej të bënim një ndryshim për shkak të situatës private që përfshin Luis Diaz”, tha Jurgen Klopp përpara ndeshjes në Anfield. “Është një situatë shqetësuese për të gjithë ne dhe ishte një natë mjaft e vështirë. Nuk e kam pasur kurrë atë më parë, është një përvojë e re që nuk më duhej kurrë”, tha trajneri.

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro tha: "Në një operacion në Barrancas, nëna e Luis Diaz është shpëtuar, ne vazhdojmë kërkimin për të atin". Ndërkohë Federata e futbollit kolumbian tha në një deklaratë se rrëmbimi ishte për të ardhur keq  dhe u kërkoi autoriteteve të lëvizin shpejt për të shpëtuar babanë e Diaz.

“Federata Kolumbiane e Futbollit refuzon situatën e sigurisë që po kalojnë prindërit e lojtarit tonë Luis Díaz”, thuhet në deklaratë. “Nga FCF shprehim solidaritetin tonë me të dhe gjithë familjen e tij dhe u bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse që të veprojnë sa më shpejt që të jetë e mundur për të zgjidhur situatën”.

Liverpool nënshkroi  me Diaz nga Porto në janar 2022 në një marrëveshje prej 60 milionë eurosh. Anësori 26-vjeçar ka bërë 11 paraqitje këtë sezon dhe ka shënuar tre gola për të kuqtë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?