Angel Correa me familjen

Dramë për futbollistin e Atletico Madrid, hajdutët me pistoleta i futen dhe e grabisin në shtëpi! Prezent fëmijët e vegjël

14 Janar, 17:20| Përditesimi: 14 Janar, 17:21

  • Share

MADRID - Kampioni i Botës me Argjentinën dhe lojtari i Atletico Madrid, Angel Correa ra pre e një grabitjeje të armatosur në Spanjë, kur katër hajdutë u futën në banesën e tij. Prezent në shtëpi gjatë kësaj kohe ishte bashkëshortja 28-vjeçare dhe fëmijët e vegjël.

Sipas “Cadena Cope”, lojtari ka qenë në shtëpi me familjarët, kur katër persona me maska i kanë hyrë në banesë me armë zjarri në dorë duke e kërcënuar. Ata kanë kërkuar të dinë ku janë paratë dhe sendet me vlera në shtëpi, duke rrëmbyer shumë gjëra para se të largoheshin.

Raportohet se as Correa dhe as familja e tij nuk kanë pësuar lëndime nga kjo grabitje me armë në banesë. Policia ka nisur menjëherë punën për kërkimin e hajdutëve të cilët kanë marrë sende me vlerë prej qindra mijëra euro nga banesa e futbollistit.

Correa, që thuhet se po konsideron një kontratë të majme prej 52 milionë eurosh për tre vjet për të luajtur në Arabinë Saudite, është i fundit në një listë të gjatë të yjeve të La Liga-s që bien viktimë e grabitjeve të armatosura.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?