VIDEO/ Dramë me gjashtë gola, Rangers dhe Celtic barazojnë 3-3 në derbin e Skocisë

7 Prill, 15:01| Përditesimi: 7 Prill, 17:46

  • Share

GLASGOW - Është mbase një nga ndeshjet më të zjarrta në futbollin botëror dhe Rangers - Celtic e dëshmuan një gjë të tillë edhe të dielën e 7 prillit 2024. Në "Ibrox Stadium" pati festë dhe gjashtë gola, me skuadrat që ndanë pikët në një duel dramatik që përfundoi 3-3.

Raundi i 32-të i elitës së futbollit skocez rezervoi derbin që u zhbllokua nga Celtics pas vetëm 26 sekondave lojë. Një gabim në prapavijën e vendasve bëri që Maeda t'i jepte epërsinë Celtic, që gjeti edhe golin e dytë me O'Riley në minutën e 34 për ta mbyllur 0-2 pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë, një penallti e akorduar me ndihmën e VAR u kthye në gol nga Tavernier për të rihapur sfidën. Festa në "Ibrox" do shpërthente pas golit të barazimit nga Sima në të 86 minutë për 2-2.

Vetëm pak sekonda zgjati barazimi, me Idah që shënoi sërish për miqtë. Tetë minutat e shtesës ishin shpresë për Rangers, që barazuan me Matondo në 90+3'. Me 75 pikë, Celtic qëndron në krye të renditjes, një pikë më shumë se Rangers që ndjek dhe mban gjithçka hapur për titullin kampion.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?