Spanja është fituesja e Ligës së Kombeve për këtë edicion. Në stadiumin "De Kuip" në Rotterdam, iberikët triumfuan pas penalltive (5-4), teksa 120 minutat lojë u mbyllën 0-0 kundër Kroacisë. Dueli pa në fushë dy skuadra me grintë, që prodhuan raste të pastra, por pa konkretizuar. Heroi i spanjollëve ishte Unai Simon, me portierin që priti goditjet e Majer dhe Petkovic. Te Spanja gaboi Laporte, ndërsa Joselu, Rodri, Merino, Asensio dhe Carvajal shënuan. Pas suksesit të Portugalisë në 2019 dhe Francës në 2021, tanimë Spanja është fituesja e Ligës së Kombeve. Me këtë sukses, Spanja është e kualifikuar në Kupën e Botës 2026.
Lajmi kryesor:
Liga e Kombeve/ Spanja kampione pas penalltive për Botërorin, Kroacia dështon sërish! Italia rotacion për vendin e tretë
S.DH/ReportTv.al