Drama ‘Mbyllja e Dashurisë’, premierë në Korçë! Marrin pjesë aktorët e njohur Luiza Xhuvani dhe Vasjan Lami, regjisori francez

12 Nëntor 2022, 20:32| Përditesimi: 12 Nëntor 2022, 20:51

  • Share

“Mbyllja e Dashurisë” u shfaq premiere të premten në teatrin “Andon Zako Cajupi” të Korçës. Drama e shkruar nga  Pascal Rambe, me regji të Eric Vigner rrëfen fundin e marrëdhënies së një çifti. E përbërë nga dy monologje, erdhi mjeshtërisht me lojën e aktorëve Luiza Xhuvani dhe Vasjan Lami.  Kjo është një vepër tepër interesante, është e konceptuar me dy monologje, ndërkohë që autori dhe regjisori janë francezë.

Për Xhuvanin ishte e treta vepër që punoi me këtë regjisor, ndërsa për shfaqen e veprës në qytetin juglindor ajo u shpreh e kënaqur me publikun Korçar, i cili sipas saj është shumë artdashës.

“Vepra e ripunuar pas pandemisë, e ka nisur siparin e shfaqjes nga qyteti i Korçës”, thotë aktorja e njohur Luiza Xhuvani.

Aktori Vasjan Lama tha se ishte kënaqësi për shfaqjen e veprës në qytetin e Korçës, pasi publiku i këtij qyteti meriton më tepër se kaq.  Shfaqja e parë jashtë Tiranës pas disa kohësh, u mirëprit nga publiku dhe u konsiderua si nismë e mbarë për organizatorët.

Ndërkohë Teatri Kombëtar bën me dije se “Mbyllja e dashurisë” do të jetë mbrëmjet e 14 dhe 15 nëntor në skenën e “ArTurbina” në Tiranë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?