Drama “kriminelja” në Teatrin e Fierit, mesazhi i fortë sensibilizues në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

26 Shkurt 2022, 18:05| Përditesimi: 26 Shkurt 2022, 18:08

  • Share

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, teatri “Bylis”  në Fier do tës jellë në skenën e tij veprën dramatike “Kriminelja”. Në ditë e fundit të provave aktorët Astrit Hasani dhe Ina Nallbani shprehen se drama përcjell një mesazh sensibilizues për shoqërinë shqiptare, sa i përket dhunës në familje.

 “Kriminelja” është vepra dramatike që do të vihet me rastin e Ditën Ndërkombëtare të Gruas në skenën e teatrit “Bylis” për publikun fierak.

E shkruar në vitin 1995 nga autori gjerman Feliks Mitherer, tematikë qendërore e dramës është dhuna në familje dhe krim, si një plagë e pashëruar në shoqërinë shqiptare.

 “E kam ditur me kohë, në të gjitha gazetat vetëm ato. Në të gjitha revistat vetëm ato, vetëm gratë, vetëm gratë...”

Me regji të Klajdi Marku, trupa e teatrit është drejt përgatitjeve të fundit të provave të shfaqjes ku në rolet qendrore interpretuese të burrit dhe gruas vijnë dy aktorët Astrit Hasani dhe Ina Nallbani.

”Në përgjithësi ose në shumicën e rasteve ka të bej me keqtrajtimin e grave, Kjo dramë i flet bashkëshortëve në përgjithësi, që problemet dhe konfliktet e ndryshme që krijohen duhet të trajtohen me dialog, kulturë e dashamirësi sepse në fund të fundit mbrojmë atë që është më e shtrenjtë, familjen”, thotë aktori Astrit Hasani.

"Është nje tëmë e përditshme që e kemi në shoqëri , në televizione, në çdo ambient që na rrethon. Kjo është diçka që gërryen shoqërinë shqiptare. Ne jemi përpjekur që nëpërmjet kësaj drame të japim një mesazh për të gjitha gratë”, shprehet Ina Nallbani

Shfaqja “Kriminelja” do të vihet në skenën e teatrit “Bylis në Fier në datat 5 dhe 6 Mars 2022.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?