'Drama e futbollit', Mërgjyshi për eliminimin e Italisë: Mungonin shtyllat e skuadrës, Maqedonia ka grup më të mirë se Shqipëria

25 Mars 2022, 12:25| Përditesimi: 25 Mars 2022, 13:39

  • Share

Tragjedi italiane është cilësuar nga mediat eliminimi i ‘axurrëve’ nga play-offet’ e Botërorit kundër Maqedonisë së Veriut, që fitoi 0-1 në Palermo. Për skuadrën e Mancinit, i cili tani po mediton mes dorëheqjes dhe Europianit 2024, kjo ishte hera e dytë që dështon të shkojë në Botëror. Kjo rëndohet më shumë kur faktet tregojnë se Italia vetëm para disa muajsh fitoi Europianin.

“Kjo është drama e futbollit, por edhe e bukura pasi Italia ishte favorite absolute në letër. Shpjegohet me faktin se nga Italia e Europianit mungojnë dy shtyllat kryesore si Chiellini dhe Bonucci. Arsye tjetër është forma e dobët e disa lojtarëve kryesorë si Jorginho, Barrela, Insigne dhe Immobile,”-tha Artan Mërgjyshi, trajner futbolli.

Merita për eliminimin e Italisë shkon padiskutim për Maqedoninë e Veriut, një kombëtare e vogël që po arrin gjëra të mëdha vitet e fundit. Një shembull edhe për kombëtaren shqiptare.

“Ti krahasojmë skuadrat ne nuk kemi asgjë mangët nga Maqedonia e Veriut, madje kemi diçka më shumë në kualitet dhe cilësi, por përveç elementëve pozitiv që luajnë në nivele të larta ndikon frymë e grupit, bashkpunimi që bëjnë të arrish rezultate,”-u shpreh Artan Mërgjyshi, trajner futbolli.

Më 29 mars Maqedonia e Veriut do luajë kundër Portugalisë ndeshjen play-off që të dërgon në Botërorin e Katarit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?