Angel Di Maria

Drama e Di Marias përpara finales së Botërorit, e bija në spital dhe vëmendja te Franca

20 Dhjetor 2022, 13:31| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 13:33

  • Share

Angel Di Maria ishte nga figurat kryesore të Argjentinës në finalen kundër Francës, teksa së bashku me Messin dhanë kontributin maksimal për fitimin e trofeut që u mungonte prej 36 vitesh.

Lojtari i Juventusit fitoi një 11 metërsh dhe realizoi golin e dytë për amerikano-latinët në 64 minutat që ishte prezent në fushë.

Jo gjithçka shkoi mirë për Di Marian para finales. Përpara ndeshjes së madhe, vajza e tij përfundoi në spital për shkak të temperaturës së lartë që e shoqëronte prej ditësh. Për fat të mirë mjekët ia dolën të stabilizonin gjendjen e saj dhe familja Di Maria mbështeti lojtarin në shkallët e stadiumit. Tej stresit për momentet e kaluara nga e bija, Di Maria ishte një "ëngjëll" për Argjentinën.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Messi dërgon Kupën e Botës në shtëpi, mijëra argjentinas 'derdhen' në shesh! Festë deri në orët e para të mëngjesit, e marta pushim zyrtar


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?