Kryeministri italian Mario Draghi dhe Presidenti francez Emmanuel Macron

Draghi-Macron: Deklarata e EMA inkurajuese! Do të vazhdojmë vaksinimin me AstraZeneca

17 Mars 2021, 11:23| Përditesimi: 17 Mars 2021, 11:28

  • Share

Kryeministri italian Mario Draghi, tha se deklarata e Agjencisë Evropiane të Barnave lidhur me sigurinë e vaksinës kundër COVID-19, AstraZeneca është tepër inkurajuese.

Sipas mediave të huaja, Draghi ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron dhe të dy ranë dakord se do të rifillojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca , nëse EMA jep dritën jeshile ditën e nesërme.

Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar një takimi për shqyrtimin e efekteve anësore të AstraZeneca, mes EMA dhe OBSH.

OBSH pas takimit, i ka bërë apel shteteve të vazhdojnë urgjentisht përdorimin e vaksinës pasi ajo është e sigurt.

Ndërsa EMA tha se benefitet e AstraZeneca janë më të mëdha se rreziku për efekte anësore.

Franca dhe Italia janë një ndër shtetet evropiane të cilat kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca por duket sikur pas deklaratës së djeshme nga EMA, janë siguruar për efektshmërinë dhe sigurinë e saj.

Gjatë ditës së nesërme Agjencia Evropiane e Barnave do të shpalli përgjigjen përfundimtare lidhur me AstraZeneca.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?