Draghi pas vizitës në Irpin: Do të rindërtojmë gjithçka

16 Qershor 2022, 15:15| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 15:17

  • Share

Kryeministri italian Mario Draghi u zotua të rindërtojë gjithçka pasi vizitoi qytetin e Irpinit të shkatërruar nga lufta në Ukrainës.

“Ne do të rindërtojmë gjithçka. Shkatërruan kopshtet, shkatërruan kopshtet e fëmijëve. Gjithçka do të rindërtohet. Ata tashmë kanë filluar”, tha Draghi. 

“Ata e dinë saktësisht se ku janë vendet që duhet të rindërtohen. Çdo familje ka një aplikacion ku ata përshkruajnë atë që ndodhi dhe ata tashmë janë në një gjendje shumë të avancuar,” shtoi ai. 

Gjatë vizitës së tij në periferi të Kievit, vendasit folën me të për rindërtimin. Fjalë dhimbjeje, shprese por edhe për atë që do të duan të bëjnë në të ardhmen, tha kreu italian.


Lajmi kryesor:

Macron, Scholz dhe Draghi në Kiev, mbështesin kandidaturën e Ukrainës për t'u bashkuar me BE! Zelensky: Shtoni sanksionet ndaj Rusisë


E.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?