Selia e Partisë Demokratike

Drafti për ‘Territorialen’, grupi i Alibeajt mblidhet nesër në Kryesi! Gati propozimi

30 Gusht 2022, 16:36| Përditesimi: 30 Gusht 2022, 16:50

  • Share

Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, anëtarët e PD në Komisionin për Reformën Territoriale do të mblidhen nesër në kryesinë e Kuvendit, për të diskutuar draftin paraprak të hartës së re territoriale.

Demokratët kanë kërkuar shtim të numrit të bashkive për të afruar disa shërbime te qytetarët dhe ndarje të vendit në rajone, por një kopje e draftit paraprak ende nuk është publikuar. Hartimi i draftit nga bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës, Dhurata Çupi, deputetët e PD dhe ekspertët është bërë pas një turi konsultimesh në bashkitë kryesore të vendit.

PD është kritike ndaj reformës administrative të 2014, e cila sipas saj ka dështuar të rrisë shërbimet te njerëzit dhe autonominë  e pushtetit vendor.

Report Tv mësoi sot se edhe PD e grupimit Berisha ka gati draftin për ndarjen e re të vendit dhe do të kërkojë ndarjen në 5 rajone dhe shtim të numrit të bashkive.

B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?