Sociale

DPSHTRR publikon kushtet e reja për rimarrjen e patentës, do përgjigjeni nëse i dini rregullat e qarkullimit rrugor

15 Nëntor 2021, 12:19| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 12:27

  • Share

Çdo vit rreth 100 mijë qytetarë rinovojnë lejedrejtimin! Shoferët që do të rinovojnë patentën do të duhet që t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me rregullat e qarkullimit rrugor, në lidhje me disa pyetje thelbësore.

Sipas DPSHTRR-së, nisur nga numri gjithnjë në rritje i përdoruesve të rrugës dhe nevoja për përditësim të drejtuesve të mjeteve rrugore, në rritje, nga dhjetori 2021 do të nisë ofrimin e të freskimit të njohurive dhe informacioneve më thelbësore mbi qarkullimin rrugor.

Qytetarët do të përgjigjen në lidhje me sigurinë rrugore, kujdesin ndaj fëmijëve e pasagjerëve në kabinë, vëmendjen ndaj pedaluesve e këmbësorëve, sjelljen në trafik e në zonat urbane, pikat e nxehta të rrezikut, orientime mbi masat e reja nga ndryshimet në Kodin Rrugor dhe Rregulloren e KRR (VKM153), risitë nga Automotorizimi Shqiptar, ARSH, Siguracionet, Policia Rrugore, Ndihma e Parë, bashkitë, importimi i mjeteve rrugore e detyrime/të drejta.

Një broshurë me detyrimin e njohjes dhe nënshkrimin e marrjes dijeni, falas (që do të publikohet edhe online), përgatitur nga profesionistë të fushës, një intervistë e shkurtër verifikuese dhe një apel-kujtesë për historikun e masave/gjobave të marra nga personi, do të jenë RISIA e këtij fundviti për të gjithë aplikantët që do të rinovojnë, dublikojnë apo do t’u rilëshohet lejedrejtimi pranë sporteleve të DPSHTRR!

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?