Të shoqëruar nga kordoni i policisë, dozat e vaksinës Pfizer mbërrijnë në ISHP! Hapet kutia, sistemohen në frigoriferët -80 gradë celcius (VIDEO)

1 Shkurt 2021, 21:05| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 22:48

  • Share

Sasia prej 1170 doza të vaksinës anti-COVID është sistemuar në frigoriferët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) në temperaturën -80 gradë celsius. Ato kanë mbërritur nga Rinasi në ISHP rreh orës 22:00.

Vaksinat ishin të vendosura në një kuti, pjesë e së cilës ishte edhe një aparaturë e cila tregon temperaturën në të cilën ruhet. Paketimi është i vetë kompanisë Pfizer, pra sipas standardeve që vetë vaksina kërkon. Makina e transportit të vaksinave është shoqëruar nga kordoni i policisë nga Rinasi në ISHP, ku janë pritur nga drejtoresha Albana Fico dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Më pas vaksinat janë vendosur në frigorifer, ku nga sa u pa në video, kishte edhe doza të tjera në gjendje të vaksinës, të cilëve do u injektohet ditën e nesërme doza e dytë.


Lajmi kryesor:

Mbërrijnë 1170 doza nga Pfizer! Rama: Brenda shkurtit marrim vaksinat e tjera! Kontrata na ndalon t’i dhurojmë Kosovës, por 50 mjekë do vaksinohen në Shqipëri!


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?