Doza kanabisi gati për shitje dhe baste sportive nëpërmjet telefonit, 2 të arrestuar nga policia në Shkodër

20 Dhjetor 2023, 12:42| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 12:49

  • Share

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen e basteve sportive me celular.

Në pranga ka rënë 32 vjeçari I.T, të cilit brenda banesës së tij iu gjet një sasi e lëndës narkotike ‘kanabis’ e ndarë në doza me qëllim shitjen.

Ndërsa 31 vjeçari, E.Q u arrestua nga policia pasi u kap në një lokal duke vendosur baste sportive nëpërmjet celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?