Dosjet 'mal' në gjykata, 1118 ditë kohëzgjatja e proceseve në Apel! Vettingu largoi 60 % të gjyqtarëve, Llagami: Do i plotësojmë

21 Nëntor 2023, 16:19| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 17:02

  • Share

Vakancat në gjykata trefishuan kohën e dhënies së vendimeve për paditë e qytetarëve gjatë vitit 2022 duke e çuar kohëzgjatjen mesatare të proceseve nga 377 në 1118 ditë, veçanërisht në Apel.  

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, e cilësoi situatën alarmante.

“Çështja e backlog-ut është një çështje që e gjen në çdo gjykatë të botës, por ne kemi shkuar në gjendje kritike dhe në fakt këtu është alarm" u shpreh Naureda Llagami, kryetare e KLGJ.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani tha se procedimi dhe ndëshkimi i gjyqtarëve është një zgjidhje, por shtoi se rastet duhen diferencuar pasi vendimarrja cilësore kërkon kohën e saj.

“Që këto shkelje të konsiderohen të tilla do duhet të kenë mungesë kujdesi, operativiteti, mungesë aftësie profesionale apo negizhencë, që e tejkalojnë kufirin e së arsyeshmes dhe që një sjellje e tillë nuk justifikohet nga magjistrati. Vonesa në arsyetim dhe dorëzim e vendimeve përvbën shkelje disiplinore kur përbën rast përsëritës, të rëndë dhe të pajustifikuar” thotë Artur Metani, Inspektori i Lartë i Drejtësisë

Kryetarja e KLGJ-së tha se vettingu largoi nga sistemi 60%, të gjyqëtarëve teksa kërkoi përshpejtim të vendimeve të formës së prerë në KPA për ti hapur rrugë plotësimit të vakancave në gjykatën e apelit.

“Në këto 60% që kemi humbje kemi vende vakante të cilat prezumohet që ne ti plotësojmë por e kemi të pamundur. Të gjithë gjyqtarët që duan të promovohen ne duam që të jenë me vendim të formës së prerë të institucioneve të vettingut” u shpreh Naureda Llagami, kryetare e KLGJ

Një tjetër masë që ka zbutur sadopak stokun e madh të çështjeve që presin vendim, sipas kryetares së KLGJ-së është edhe harta gjyqësore që po zbatohet vitin e fundit.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?