Dosjet FinCen: Bankat e mëdha para drejtësisë për skandalet financiare

22 Shtator 2020, 13:13| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 13:48

  • Share

Bërja publike e dosjeve FinCen nxorri në pah dështimin e qeverive për të frenuar pastrimin e parave.

Klanet mafioze, despotët, oligarkët, mashtruesit - lista e kriminelëve që kanalizojnë shuma të mëdha pasurie të grumbulluara në rrugë ilegale është e gjatë. 

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 5.5 miliardë dollarë parave të zeza futen në sistemin ligjor çdo ditë.

Dokumentet e zbuluara tregojnë gjithashtu se bankat hezitonin të raportonin dhe në disa raste ata nuk e ndërmorën një veprim  të tillë deri në gjashtë muaj edhe më vonë.

Një nga skandalet më të mëdha të zbuluara është shpërthimi i dy cisternave me naftë në ngushticën Kerch  te kompanisë Milenyum Energy SA, i cila u kushtoi vdekjen të paktën 20 personave, shumica e tyre indianë dhe turq.

Të dy anijet kishin ngarkuar ngarkesa të paligjshme dhe kishin fikur sistemin e tyre të gjurmimit për të shmangur zbulimin nga autoritetet.

Më vonë u zbulua se kompania që i zotëronte ato ishte e përfshirë në një listë të zezë të SHBA për shkeljen e sanksioneve ndaj Sirisë.

Një tjetër bankë e përfshirë në këtë skandal është Deutsche Bank, e cila ka lehtësuar më shumë se gjysmën e 2 trilionë dollarëve të transaksioneve të dyshimta të bëra midis 1999 dhe 2017. 

Megjithatë sipas analistëve bankat nuk janë fajtorët e vetën në këtë situatë, autoritetet financiare duhet të mbajnë përgjegjësi gjithashtu.

Dollari amerikan luan një rol të madh në transaksionet globale të pagesave.

Nëse përfshihet monedha amerikane, atëherë rastet e dyshuara të pastrimit të parave duhet të raportohen në Rrjetin e Kontrollit të Krimeve Financiare, ose FinCEN, në Shtetet e Bashkuara.

Vetëm në vitin 2019, FinCEN mori raporte të dy milion transaksioneve të dyshimta, të cilat po hetohen nga rreth 300 punonjës.  

Shumica e raporteve erdhën nga bankat gjermane, ofruesit e shërbimeve financiare dhe tregtarët në pasuri të paluajtshme ose mallra luksoze.

Prokurorët publikë, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe policia nuk janë të përgatitur në mënyrë adekuate dhe nuk kanë burime për të trajtuar në mënyrë efektive këtë kërcënim.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?