Fatmira Hajdari dhe Lulzim Basha

Dosja e Bashës/ Largohet Fatmira Hajdari, trupa e re me relatore ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë (EMRAT)

29 Prill 2020, 14:29| Përditesimi: 29 Prill 2020, 14:55

  • Share

Gjashtë ditë pasi dha dorëheqjen për gjykimin e çështjes së Lulzim Bashës dhe dy personave të tjerë funksionarë të Partisë Demokratike është pranuar kërkesa e gjyqtares Fatmira Hajdari, e cila është bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari.

Në shortin e hedhur enkas qëlloi si relatore Shpresa Becaj, ndërsa pjesë e trupit gjykues Alaudin Malaj dhe Shkëlqim Mustafa.

Më datë 23 prill Fatmira Hajdari u shpreh: “Nuk kam lidhje familjare por për të mos pasur paragjykime largohem nga cështja, pasi Lulzim Basha ka qenë në shtëpinë time për përkujtimin e bashkëshortit (Azem Hajdarit)” 

Dosja e kësaj çështje, e cila ka të bëjë me lobimin e Partisë Demokratike, fillimisht është pushuar nga Gjykata e Tiranës, por më pas u dërgua në Gjyakët e Apelit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niku: 29/04/2020 18:48

    Nga shiu ne bresher. Kjo eshte ajo vajzen e te ciles Meta tha qe e ka cuar ne ambasade ne SHBA keshtu qe e kishte te fituar davane?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?