Dosja K - Fatos Zdrava: Gjyshi im luftoi për kombin, por ne na burgosën dhe internuan

7 Maj, 21:00| Përditesimi: 7 Maj, 21:15

  • Share

Historia e Sulejman Zdravës, një nga komandantët legjendar të xhandarmërisë shqiptare, i cili luftoi gjtihë jetën e tij për të mbrojtur kufijtë e Shqipërisë në jug nga grekët dhe në veri nga serbët e malazezët.

Historinë e tij e tregon për emisionin “Dosja K” në Report Tv nipi i tij Fatos Zdrava, duke e fokusuar rrëfimin e tij tek periudha e fundit e jetës së gjyshit të tij, i cili pas angazhimit me forcat nacionaliste gjatë Luftës së Dytë Botërore u detyruar të arratisej në Itali për shkak të përndjekjes së komunistëve.

Në atdhe familja e tij vuajti pasoja të rënda, nga burgimi i të birit Ramadan Zdrava deri tek internimi i gjithë familjes. Fatosi, nipi i tij,  është një dëshmitar i vyer i periudhës së regjimti komunist në Shqipëri.

 Ai kujton detaje të vyera  mbi  represionin që pësuan pjesa dërrmuese e familjeve të mëdha të kombit, të cilët kishin shkrirë jetën dhe pasuritë e tyre për çështjen kombëtare dhe për mbrojtjen e vendin, por që me ardhjen e regjimti komunist në fuqi, u goditën ashpërsisht, duke i vrarë, burgposur dhe zhdukur, e po ashtu duke i internuar e burgosur edhe pasardhësit e tyre.

Hisotria e familjes Zdrava është pjesë e këtij mozaiku të dhimbshëm në historinë e Shqipërisë së pas Luftës së dytë botërore. Fatosi tregon se si gjyshi i tij patriot Sulejman Zdrava që luftoi gjithë jetën për të mbrojtur kufijtë e shqipërisë në jug e në veri,  u detyrua të arratisej në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe  vdiq në emigrim, në vetmi, ndërsa familjen në Shqipëri regjimi ja burgosi e internoi.

'Dosja K' një emision nga Admirina Peçi. 

 

 

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/05/2024 04:41

    Gjyshi jot vertet mbrojti atdheun nga serbet,greket e malazezet,por ne LIIB zgjodhi te ngaterohej me /wrong crowd/,ballistet!Duhet te kete qene eksponent shume i rendesishem qe vendosi te arratiset,sepse ballistet e thjeshte nuk u larguan! Me vjen keq qe e pesuat per shkak te gjyshit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?