Dosja K / Besa Bylykbashi: Rrugëve të ferrit, për të parë babanë pas hekurave

15 Nëntor 2023, 12:57| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 13:10

  • Share

Dosja K sjell dëshminë e vajzës së Medi Bylykbashit, Besa Bylykbashi. Nga vuajtet e tmerrshme në kampet e punës së detyruar dhe kalvarin e burgut tek ditët e fundit të jetës të Medi Bylykbashit që do i kalonte në barake në Gradishtë ku përjetoi edhe gëzimin e martesës së vajzës.

Ishte marsi i vitit 1980, kur Gjykata e rrethit të Lushnjës, pas një gjyqi të hapur propagandesk, dha  dënimin me 10 vjet burg për Medi Bylykbashin. Mediu, 45 vjeç, baba i katër femijëve,do të rikthehej sërish në burg. Kalvarin e burgut të parë e kishte nisur ende në moshë të mitur, kur e kishin arrestuar me një akuzë për arratisje dhe do e dënonin pas shumë muajsh vuajtje në hetuesi në gusht të vitit 1954 me 12 vjet heqje lirie. Burgimi i parë kishte qenë një ferr i vërtetë në kampet tmerrshme të punës së detyruar, nëpër keneta e vepra infrastrukture. Do të dilte nga ky ferr vetëm në tetor të 1961, për tju kthyer jetës në internim, ku mes privimeve pafund do të krijonte familjen e tij, të cilën nuk do të mund tashijonte, pasi regjimi do e mbante nën survejim të rreptë e presione pa fund derisa e arrestuan për herë të dytë.

Atë ditë po punonte në fushë, bashkë me shumë bashkëvuajtës të tij në kampin e internimit në  Gradishtë  të Lushnjes. E kishin arrestuar në mes të ditës bashkë me një shok të tijin po ashut i internuar, Lekë Mirakajn, duke përcjellë tek të gjithë të internuarit aty, një atmosferë terrori dhe frike.

Në familjen e Mediut, lajmi do të shkaktonte një gjendje të vertetë ankthi dhe terrori.

Besa Bylykbashi, fëmija më i vogën i Mediut, atëkohë 9 vjeç, e kujton atë ditë si një skenë dramatike, që do të linte gjurmë të thella në ndërgjegjen e saj për shumë e shumë vite, dhe do ta kujtonte me dhimbje sa herë të udhëtonte drejt burgjeve ku mbahej i izoluar i ati. 

Shikoni videon e rrëfimit të Besa Bylykbashit

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?