Fatmir Mediu

Kronikë

Dosja Gërdeci/ S’njoftohet për seancën, shtyhet vendimi për Fatmir Mediun

17 Shtator 2021, 12:07| Përditesimi: 17 Shtator 2021, 12:21

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit, ka shtyrë sot  vendimin për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Shkak për shtyrjen është bërë mos njoftimi i ish-ministrit për seancën që do të shqyrtohej në dhomë këshillimi. Seanca e radhës më 24 shtator.

"Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 17.09.2021, ora 10:00, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ishte planifikuar për t`u shqyrtuar në dhomë këshillimi çështja me nr. 212 akti, datë regjistrimi 03.09.2021, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm dhe trashëgimtarëve të viktimës E. D., seancë e cila, sipas nenit 427/a pika 4 të K. Pr. Penale, u shty për të vijuar më datë 24.09.2021, ora 10:00, për shkak se njëra prej palëve, konkretisht z. F. M. nuk ka marrë dijeni rregullisht", thuhet në njoftim.

Gjykata e Posaçme vendosi pushimin e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes në lidhje me shpërthimin në Gërdec, por ky vendim u ankimua në Apel nga SPAK. Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe tani është Gjykata e Posaçme e Apelit që po shqyrton kërkesën e SPAK për rinisje të hetimit ndaj tij.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ardi gerdec: 18/09/2021 11:12

    beni gati pee Rec te Shkodres kete szgjebsin. Pastaj nga prapa ilir hajdutin e saliun.

    Përgjigju
  • ndyresira: 17/09/2021 12:33

    Po mjaft me me lojra e marifete te ndyra... Mos u tallni kaq keq me ne, se s'jemi budallenj e idiote. Po s'keni faj ju se ky popull dele rrin e flen gjume e nuk ngrihet e te shkoje para shtepise se ketij zgjebes e ta linçoje ne pemen me te afert.

    Përgjigju
  • MINUSHE: 17/09/2021 10:20

    cfare jane keto lojra ...se dinte Mediu per senacen e keshillimit??? po une pse e dija...:( TURP QE BEJN KETO FILMA EDHE GJKKO

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?