Drejtori i FBI-së, Christopher Wray

Dosja e ish-zyrtarit të lartë, drejtori i FBI: Sjellja e tij krejtësisht e papranueshme! Kryeprokurori i SHBA: Kush nuk respekton betimin, mban përgjegjësi

27 Janar 2023, 22:53| Përditesimi: 28 Janar 2023, 13:30

  • Share

SHBA- Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, ka reaguar për herë të parë për hetimin e nisur ndaj ish-agjent special i ngarkuar me Divizionin e Kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal.

Ai është shprehur se fakti që McGonigal është arrestuar tregon se kjo agjenci është në gjendje që të kontrollojë veten.

“Ishin agjentët e FBI-së që "metodikisht dhe profesionalisht" e përpiluan çështjen kundër McGonigal. Ajo që unë mendoj se akuzat në këtë rast demonstrojnë është gatishmëria e FBI-së si një organizatë për të hedhur dritë mbi sjelljen që është krejtësisht e papranueshme. Ne po flasim për një djalë që është larguar nga FBI për më shumë se katër vjet tani" tha Wray.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland tha se çdo kush që nuk mban betimin e bërë do të mbajë përgjegjësi.

“Ne e marrim këtë betim seriozisht dhe do të sigurohemi që kushdo që nuk e përmbush atë betim të mbahet përgjegjës”, u tha Garland gazetarëve.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bubi: 28/01/2023 04:51

    Edhe ne seriozisht e marrim ndaj dhe e lame pushim Ramen. Sa te qitsohet cik. Shume e rende qe e paski lene ate maskarain e FendBeIii-se te mashtroje udheheqesin tone. Ato leket ju lutemi kthejini mrapsht se ka per bere nje banjo turke shefi ke lulishtja e Kryeministrise. Mire eshte te na i ktheni me shoqen Kim se ajo ia di huqet shefit tone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?