'Dosja e Gërdecit 26 mijë faqe' Avokati zbulon për Report Tv detajin e pathënë

4 Tetor 2023, 13:33| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 13:55

  • Share

 

Në një intervistë për Report Tv, avokati i familjeve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit zbulon një detaj të pathënë.

Matlija zbulon se dosja e Gërdecit përbëhet nga 26 mijë faqe dhe se pjesë e saj mund të jetë dhe procesverbali i këshillit të sigurisë kombëtare  të mbledhur nga presidenti i atëhershëm Bamir Topi një javë pas tragjedisë. Por dhe nëse nuk është pjesë e dosjes, Matlija thotë se mund të administrohet lehtë.

“Prokuroria i ka. Ka ekspertiza të ndryshme dhe raporte të ndryshme. Dosja është 26 mijë faqe dhe gjindet çdo gjë me vlerë për gjykimin. Dëshmitarët të thirren ata që do të dëshmojnë gjëra relevante për procesin. Shërbimet dhe çfarë kanë qenë raporte janë në dosje ose janë të gjindshme nëse mungon gjë”

Çfarë përmban procesverbali i 21 marsit 2008?
Procesverbali mban datën 21 mars 2008 dhe ka për objekt “Analizën e ngjarjes së Gërdecit, masat e marra dhe parandalimi i krizave të tilla në të ardhmen”. Ky procesverbal gjendet lehtësisht në arkivën e Presidencës.

Në këtë mbledhje presidenti Topi kërkoi zbardhjen e fajtorëve dhe përgjegjësve me emër dhe mbimër, si dhe një hetim serioz, rigoroz dhe transparent për atë ngjarje të paprecendetë. I bëri thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të zhvillojë hetime të pavarura nga politika dhe kërkoi që autoritetet përkatëse të marrin përgjegjësitë e veta politike dhe ligjore.

Dëshmitë e të gjithë pjesëmarrësve do të ishin mjaft të vlefshme për gjykatën dhe hetimet në fazën e procesit gjyqësor ku ndodhen momentalisht.Vite më vonë Bamir Topi pat treguar më vonë se në atë mbledhje ka pasur debat të fortë ku dukej qartë një mungesë e zbatimit të ligjit nga një pjesë e mirë e institucioneve që lidhen me informacionin dhe sigurisë. Madje, dyshohet prej kohësh që debati në atë mbledhje që shkaktoi edhe përplasje midis Fatmir Mediut dhe Shefit të Shtabit Luan Hoxha, ishte një nga shkaqet e krisjes midis Sali Berishës dhe Bamir Topit.


Lajmi kryesor:

Gjyqi i Mediut/ Avokati i familjarëve të viktimave: Të thirren dëshmitarë edhe ata që zbardhin rolin e Shkëlzenit! Nëse vjen kreu i SHISH, duhet edhe Berisha e Topi


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?