Dosja e '21 janarit' në Gjykatën e Lartë, Gjyqtari Binaj ngre zërin ndaj prokurorit: S'ka asnjë problem të hetojnë disa prokurori njëherësh

12 Mars, 14:18| Përditesimi: 12 Mars, 15:48

  • Share

Në gjykatën e Lartë ku u shqyrtua kërkesa e familjes Nika që dosja e vrasjes së 21 janarit të hetohet nga SPAK ka pasur dhe një debat mes gjyqtarit të gjykatës së Lartë Binaj I cili ka ngritur tonin e zërit ndaj përfaqësuesit të SPAK Alfred Shehu.

Gjyqtari Binaj: Cila është dispozita lidhur me regjistrimin e njoftimit për veprën penale? Prokurori ka dy mjete, në momentin që konstaton se ky njoftim për këtë veper penale ka cilësi të njoftimit për vepër penale, e regjistron. Nëse jo, e sposton nuk e regjistron. Ke detyrimin qe para një kallëzimi t’i përgjigjesh. Ka rekuizita ky njoftim?

Alfred Shehu: Në Kodin e Procedurës penale nuk parashikohet në asnjë rast moskompetenca në lidhje me kallëzimet penale. Në SPAK ky kallëzim nuk është regjistruar.

Gjyqtari Binaj: Nuk fola për regjistrimin të çështjes penale. (Ngre tonet e zerit)

Gjyqtari Binaj: Po ju kërkoj arsye, ku e bazoni?  Kallëzimi është stimul për ty si prokuror për të regjistruar veper penale. Nuk ka asnje problem të hetojne disa prokurori njëherësh

Idajet Beqiri: Dëgjuam prokurorin, jam i shqetësuar për një qëndrim të tillë ku ato që thonë vetë atë nuk zbatojnë vetë. Në shkresën e prokurorit thotë se shtetasit kanë dërguar në SPAK kallëzim penal që është regjistruar më 16 shkurt 2023. E thonë këta vetë që e kanë regjistruar. Unë ta bëj kallëzimin me emra konkret dhe ti mi heq emrat kur thua se “nëse në hetimin e prokurorisë së Tiranës do dalin subjekte të miat”, po i ke emrat aty por nuk i sheh pse duhet të presësh të dalin?"

Pas kësaj trupi gjykues u tërhoq për vendim. 


Lajmi kryesor:

Dosja e '21 janarit' do të hetohet nga SPAK, Gjykata e Lartë urdhëron: Të regjistrojë procedimin penal për Berishën, Bashën e Prendin


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?