Pamje nga operacioni

Dosja Çili/ Arrestohet një tjetër person për operacionin 'Mezhgorani'

3 Mars 2020, 14:52| Përditesimi: 3 Mars 2020, 14:55

  • Share

GJIROKASTËR-Policia ka arrestuar sot një tjetër person që ishte në kërkim në kuadër të operacionit "Mezhgorani", që vendosi fillimisht në pranga edhe botuesin dhe pronarin e UET-së Henri Çili, ndërsa më pas gjykata e liroi nga qelia duke vendosur që hetimet të vijojnë në detyrim paraqitje.

Personi që u vendos sot në pranga është me inicialet B. M. 32 vjeç banues në Mallakastër. Ai akuzohet për "Organizim të lotarive të palejuara" dhe "Moskallëzim krimi". Me 32-vjeçarin që u prangos sot sipas policisë në total numri i të arrestuarve për këtë operacion shkon në 37, por për vepra të ndryshme penale.

Hetimi nisi në shtator të 2019 për falsifikim, teksa në 'rrjetë' nga përgjimet ranë shumë persona të tjerë me akuza të ndryshme. Kjo dosje tashmë kaloi në SPAK, pasi gjykata e Përmetit shpalli moskompetencë.

Komento

Komente

  • Loran: 03/03/2020 15:03

    Futja kot kap hallexhinj e plasi mrena

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?