Behar Brajoviq, Ibrahim Lici , Genc Tafili, Nuredin Dumani

Dosja/ Behar Bajri i donte të vrarë Dorian Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin! U kontraktua edhe Nuredin Dumani

Report Tv ka siguruar të plotë dosjen “Metamorfoza”, në të cilën janë nën hetim 16 persona për vrasje dhe 3 tentativa vrasjeje. Bisedat e tyre u dekoduan nga autoritetet franceze të cilat janë tashmë nën administrimin e SPAK. Report Tv ka siguruar të plotë dosjen, në të cilët thuhet se gjithçka ka nisur pas një kallëzimi të bërë në janar 2023 nga 2 banorë të Velipojës për tjetërsim të pronave kundrejt biznesmenit Gjoka, i cili më vonë u bashkua me procedimin e lidhjeve të vrasjeve dhe tentativave të vrasjeve me personat nën hetim.

Ndër të tjera në dosjen e SPAK të siguruar nga Report TV zbulohet se ka qenë Behar Brajoviq (Behar Bajri) porositësi i vrasjes së Dorian Dulit, Ibrahim Lici dhe Genc Tafilit në vitin 2020 por krimi nuk u arrit të kryhej. 

Vrasja ishte porositur nga Behar Brajoviq në shenjë hakmarrjeje në lidhje me dyshimet që këta shtetas janë të përfshirë në angazhimin kriminal kundër tij ndërsa Pëllumb Gjoka, Ardrit Hasanbegaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka.

"Vrasja është porositur nga Behar Brajoviq për shkak të konflikteve që ky shtetas ka me ta dhe në shenjë hakmarrjeje në lidhje me dyshimet që këta shtetas janë të përfshirë në angazhimin kriminal kundër tij. Ndërkohë për të kryer këtë krim ishin angazhuar Pëllumb Gjoka, Ardrit Hasanbegaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar për sigurimin e informacioneve në lidhje me vendndodhjen e tyre" thuhet në dosje

Kanë qenë bisedat e përgjuara që janë bërë nga 1 korriku 2020 e në vijim që kanë zbuluar rolin e secilit prej tyre.

Sipas SPAK 

Behar Brajoviq ka pasur rolin e porositësit në shenjë hakmarrjeje në lidhje me dyshimet që këta shtetas janë të përfshirë në angazhimin kriminal kundër tij

Pëllumb Gjoka ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me vendndodhjen e Dorian Dulit, Ibrahim Lici. Më pas këta do të njoftonin Behar Brajoviq.

Prek Kodra është kontraktuar nga Beber Brajoviq me qëllim sigurimin e personave që do të kryenin vrasjen. Sigurimin e informacioneve për vendndodhje dhe lëvizjet e tyre dhe organizimin e krijimin e kushteve për realizimin e vrasjeve.

Aleks Ndreka ka pasur rolin e sigurimit informacioneve për vendndodhjen e Dorian Dulit, Ibrahim Lici dhe Genc Tafilit. Është kontraktuar nga Prekë Kodra me të cilin bashkëpunon me qellim konstatimin dhe dhe ekzekutimin e Dorian Dulit Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit

Astmer Bilali duke qenë lidhje e ngushtë e Behar Brajoviq ka pasur rolin e organizimit të kushteve me qëllim vrasjen e Ibrahim Licit të cili e shikon me përparësi dhe më pas dhënien ndihmë për vrasjen e Dorian Dulit për të cilin interesohet Behar Brajoviq.

 Denis Brajeviq ka pasur rolin e sigurimit e informacioneve në lidhje me vendndodhjen e  Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.

Bardhyl Mavraj duke qenë në lidhje e ngushtë me Behar Brajoviq ka pasur rolin e organizimit të kushteve me qëllim vrasjen e Dorjan Dulit dhe Genc Tafilit duke kontraktuar Nuredin Dumanin, etj.

Ardrit Hasanbegaj ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me vendndodhjen e Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit duke shfrytëzuar aksesin që ka ky shtetas për shkak të detyrës si Shef i Sektorit të Hetimeve në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës.

Në shkrimet më poshtë janë të zbardhura përgjimet ku tregohen bisedat si planifikoheshin vrasjet. 

Ora 19:23
Dosja e SPAK/ Si Nuredin Dumani ishte gati të vriste Dorian Dulin për Behar Bajrin, në këmbim të informacioneve për Talo Çelën

1669380740_JulianMalaj.jpg

Në dosje zbulohet plani për të vrarë Dorian Dulin, të cilin Behar Bajri ishte gati të paguante shifra të mëdha. Për këtë ishte kontraktuar edhe Nuredin Dumani që në këmbim kërkonte informacion pë Talo Çelën

Vrasja do të kryhej në këmbim të informacionit për Talo Çelën, armikun e përbetuar të tij. Biseda bëhet mes Bardhyl Mavrajt dhe Nuredin Dumanit

Biseda bëhet më 14 shkurt 2021

Ora 20:23  Në bisedë del në pah  mundësia që Nuredin Dumani të vrasë Dorian Dulin dhe në këmbin Bardhyl Mavraj të gjej informacion për Talo Çelën ....

.Qosh me jet vlla ishalla vetem mir degjoj per ty por eshte kjo qe nese bahena me ba pune dhe me nimu njeri tjetrin sdo zgenjehesh as ti. Per sa i perket ati talos te them une personalisht skam asnje info dhe se njof fare se sme ka pas interesu por me pyt miq e shok mase dhe na del diku por konkrete eshte puna e kti dorit qe folem.....


Në vijim Nuredin Dumani mundohet ti japë siguri Bardhyl Mavraj që mund ta ekzekutoj Dorian Dulin duke dërguar mesazhet.... ..

Dorin...do ta maroj...sa do qe tme thuash...un ste ve cmim ti shife vet...

në përgjigje të kësaj, në orën 20:27 Bardhyl Mavraj i shpjegon edhe arsyen përse kërkon të vrasë Dorian Dulin si dhe i përcakton limitet e parave që ofron për vrasjen e tij duke dërguar mesazhin...

Vlla dori sna ka ba as dem as gje se me dashte dhe te vllan e kemi me ja kry por seshte se na ka ba dam kund thjeshte eshte tu na nejt me do hasem tonet dhe per ket dona me e hek. Ta them me pasterti le qe sja vlene por nuk hellim mbi 200 per dorin... më tej gjatë kësaj date flasin për të siguruar makinë, një makinë për Nuredin Dumanin dhe pasi kanë diskutuar për makinën në mbyllje të bisedës Nuredin Dumani i dërgon mesazhet....do ti kepus...rri pa merak...ok trujt zoti vlla...mos ki kerak....hiq....

 

Nuredin Dumani ka ndjekur personat që Bardhyl Mavraj kërkon të ekzekutojë. Pasi është në dijeni të automjetit që ata përdorin.  Në një moment ku Bardhyl Mavraj kërkon ta takojë ai nuk pranon pa kryer më parë vrasjen

“Po mo vlla do takojm.. po thash të takoj smail qemali me isa buletinin me flamur në dorë. Ta kisha hek këtë k... dorin ... të vi me faqe të bardhë

Një person  që ka lidhje me Dorian Dulin është në dijeni të qëllimeve të Nuredin Dumanit dhe është gati të zbatojë planin e tij për ta ekzekutuar me shpërthim me eksploziv

“Dua ti fus eksploziv në makinë, nja 3 kg dhe nji motor me dy veta të shkojnë me u siguru mrapa... “ shkruan Dumani.

Ora 15:16
Dosja e SPAK/ 'Mos dil me blind se është RENEA!' Si e informonin Behar Bajrin kur në Shkodër zbarkonin forcat speciale

1691160186_asmerbilalibeharbajriardithasanbengaj.jpg

Gjatë një bisede të përgjuar, që është në dosjen e SPAK zbulohet  se Ardit Hasanbegaj në atë kohë shef i krimeve në Shkodër informonte Bajrin se kur forcat RENEA ishin në aksion, përmes shoferit të Pëllumb Gjokës. 

Në fund të korrikut 2020 një operacion i forcave RENEA duket që është ndërmarrë.  Në fillim është Astmer Bilali, që e informon por më pas mesazhi i shkon dhe Ardit Hasanbegaj i cili ka qenë dhe shef i krimeve në Shkodër

Më 26 korrik 2020 Astmeri informon Beharin se e ka ndjek policia dhe se kanë arrestu “Niqen”, “Arlindin”.

Astmer Bilali: Shif ti andej mos ju vjen kush

Më 27 korrik 2020

Pëllumb Gjoka  komunikon me Edmond Prekën

Edmondi i shkruan që, takova Arditin (Ardit Hasanbegaj) më tha me i thënë "Beharit" që mos dil sot me blind se kanë ardhur dy grupe Renea dhe Operacionale.

Në orën 09.39 Pellumb Gjoka i shkruan Beharit "Mos dil me blind sot se janë dy grupet operacionale dhe RENEA"

Behari: Ok vëlla.”

Më datë 28.07.2020 ora 07.05

Astmeri: Më kanë ardhë në shtëpi herët një makinë e RENEA-s dhe një makinë e policisë tonë.

Behari: Do të rrinë nga 4 – 6 ditë

Ora 15:08
Behar Bajri donte të vriste Ibrahim Licin, zbardhet biseda me Pëllumb Gjokën: Veç të thonë shpinë, sa lekë don, hap gojën, kudo që të jetë hyj e vras!'

1691150936_bajrilicitafilidumani.jpg

Në dosjen e SPAK të siguruar nga Report TV zbulohet se ka qenë Behar Brajoviq porositësi i vrasjes së Dorian Dulit, Ibrahim Lici dhe Genc Tafilit në vitin 2020 por krimi nuk u arrit të kryhej. 

Vrasja ishte porositur nga Behar Brajoviq në shenjë hakmarrjeje në lidhje me dyshimet që këta shtetas janë të përfshirë në angazhimin kriminal kundër tij ndërsa Pëllumb Gjoka, Ardrit Hasanbegaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka.

Nga përgjimet Behar Bajri i tregon Pëllumb Gjokës që do ta vrasë Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin dhe po kërkon njerëz për ta kryer. Në një moment i sugjeron Prek Kodrën, snajperistin i cili u përfol se do të vriste edhe kryeministrin Albin Kurti

 Më 2 korrik 2020

Pëllumbi: Ti duhet ta ndash mendjen për Dorin sepse ai shkon në Shëngjin.

Behari: E kam të ndame dhe du me e ‘hek’ pork am qef ta heq jashtë Shkodre.

Pëllumbi i sugjeron Prek Kodrën: Është shok i mirë.

Pjesë e bisedës është dhe Ibrahim Licin dhe Behari i këkon ndihmë për të mësuar vendndodhjen

Behari: Brahimi (Ibrahim Lici) qenka në kërkim

Pëllumbi: Sot do të takoj këtë shokun e policisë në Shkodër dhe ti them për ndonjë info për Brahimin.

Behari: Nëse e merr vesh premtoi sa lekë don veq ta thojn shpin dhe sa lekë don hap gojën, kudo që të jetë hyj e vras. Marr njerëz boll dhe i organizoj vetëm tek shtëpia e vet të mos jetë.

Behari e pyet Pëllumbin nëse ka besim tek ky polici dhe ai i përgjigjet që kam besim dhe do të flas me të dhe do i thotë.

Më datë 03.07.2020 ora 13.38 shtetasi Behar Brajoviq komunikon sërish me Pëllumb Gjokën.

Behari i tregon që, mbrëmë erdhi dhe më takoj "Beni", mirë u ndava, më tha do të ndihmoj për Dorin se shkoka në Lezhë dhe kam unë baza më tha. Shkoka me Genc Tafilin dhe me Colin. Do të ndihmoj më tha, unë kam prit me dal ti.

Pëllumbi shprehet merre me të mirë.

Në orën 22.39 Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën në lidhje me një person me emrin "Luli" që ka shkuar për të vizituar Beharin pasi ka dal nga burgu.

Behari shprehet që ai nëndrejtorin dhe Shefin e Komisariatit i kishte të vetët.

Pëllumbi shprehet që, ato kanë nëndrejtorin dhe shefin e Komisariatit ndërsa ne kemi shefin e Krimit të Organizuar dhe e kemi informacionin 10, që ata nuk e dinë, dhe ti mos i thuaj.

Më datë 09.07.2020, ora 23.07 Behar Brajoviq i shkruan Pellumbit duke i thënë që ma pyet atë shokun (Ardit Hasanbegaj) për "Bracen" (Ibrahim Lici) nëse është në kërkim, sepse më tha dikush që është në kërkim. 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 05/08/2023 09:08

    Pa keta vrases me pages qeverit e pas 1991 nuk qendrojn ne pushtet 24 ore Krimi dhe politika ne kete kapitalizmin ton demokratik jane ortaker

    Përgjigju
  • E verteta: 05/08/2023 08:26

    Na ban hallall o Mustaf Lici se un i pari te perqesha dhe nuk te besova kur dole ate periudhe ne interviste parballe mediave para 2-3 vitesh dhe u shprehe qe vrasjet ne Shkoder i ban shteti ne bashkepunim me bandat, kur shikon tani qe shefi i krimeve i policise Shkoder bashkepunon me bandat per te vrarë Ibrahim Licin apo prokuroret e Shkodres sajojne akuza vetem qe ta mbyllin brenda. Thjeshtë pa fjale ….

    Përgjigju
  • I drejti: 05/08/2023 08:05

    Allahu ka me ju shkaterru tanve ju si keni mendu mi ba keq braqes Nqs ju keni 5 cuba mas vedit ai ka tane shkodren me te se e dijn ca djali

    Përgjigju
    • I drejti rri drejt: 20/08/2023 19:50

      Po çan bëthen Shkodra per braçen i bahet vone a vritet a jo

  • Tpo: 05/08/2023 06:25

    Me bani shume pershtypje diçka te pergjimet ku Asmer Bilali pretendon se ka fut dikend që t’ja nxjerrin Hamzanë vllanë e Ibrahim Licin në pritë, te njëjten formulë dinakeriet ka perdor edhe per Endri Mustafen që i futi atë fminë 15 vjeç që ta nxirrte në pritë !

    Përgjigju
  • toni: 05/08/2023 04:00

    populli i shkodres duhet ti zhduke keto felliqesira,,,me siguri nuk jane shkodrane,,,mund te jene maloke...

    Përgjigju
    • Ai cuni: 05/08/2023 23:34

      Mos paci pun me malsort more djem... se pastaj e merni vesh sa eshte ora. Se kshu ne mbrapasken jenj sh tgojes

    • Jo e ke gabim: 05/08/2023 08:04

      Jan 100% SHKODRAN se malsori ne shkoder nuk hap goj dhe shkon deri te pushka sepse ka vetem fjal. Kurse shkodrant bajn vr*sje dhe komandojn. Malsori asht vetem per rromuj momentale me fjal .

  • Kirasi: 04/08/2023 23:54

    Un kam ken 100% i sigurt qe vrasje e Endrit ka ken trillim me ja fut Braqes se e din gjith Shkodra qe e ka ba Coli me Asmerin

    Përgjigju
    • Adi.Kiras: 06/08/2023 00:06

      Fratja ska pas lidhje po jo vetem boksieri po sponsori ka ken vet Mir Cela sdi pse sqohet kush me ja hek kryt se si shume asht tu ba

  • Buci: 04/08/2023 23:39

    Ne 2018 shkoi loja 7 me 3. Bajrat e pan qe lict i moren para dhe fillun te bejn intrig, vrisnin nga shokt e tyne edhe thurrnin intrig me jua faturu licve por si gjithmon ekzisto ajo shprehja i drejti zhytet po nuk mbytet

    Përgjigju
  • Arben: 04/08/2023 22:58

    Edhe partizanet ne luften e tyre mund te kene bere vrasje, ndonje grabitje apo padrejtesi. Por ata nuk u denuan pas lufte sepse qellimi ishte me madhor! Mposhtja e fashizmit dhe ndertimi i Shqiperise se pavarur! Edhe sot situata eshte e ngjashme! Behar Bajri dhe te tjere si ai kane mbledhur vota per PS, pra kane kontribuar ne shpartallimin e opozites Berishiste! Ata duhet te amnistohen tani si partizanet dikur! Sepse kontribuan per nje Shqiperi ne rrugen e drejte te historise!

    Përgjigju
  • Krmd: 04/08/2023 22:50

    Delni prep tesh ju gangot e dobracit bajini trima bajrat e krit si vrasin njerz si me ken tu myt pula pa ju pas hak as hile e ju shkojn me pi kafe ropt ku ti keni tan ju qe thoni bajrat jan gangstera ner bajrat vetem enveri asht ma i miri per tjert sduhen gja

    Përgjigju
  • Shkodrani prej Puke: 04/08/2023 22:20

    Sot nuk ka peshe mesuesi, mjeku, inxhinieri, akademiku po injorantet, intrigantet, vrasesit, femrat e perdaluna, hajdutet. Deri kur do durojme keshtu? Nuk e dua demokracine, jua kam fal!

    Përgjigju
  • Shkoder1: 04/08/2023 21:56

    Edhe Lad Bruçin e pret n bes desht me i vra djalin per ata t flliqunit npiac

    Përgjigju
    • Dobrac: 04/08/2023 22:34

      Mire ja kan ba se ladi asht msu me rra njerz po ska rramje ma

    • Kiras: 04/08/2023 22:24

      Behari per i pabes njifet tvret e tvjen varrim

    • Uraj1: 04/08/2023 22:09

      Po habitem se ladi njifet per djal i squt po sdo ta din se djalin ka dasht me ja vra behari

    • Lagjia1: 04/08/2023 22:07

      Kur keni pre nbes Ladin ju ca sbani

  • ZEQOJA: 04/08/2023 19:38

    Ky Dumani si bashkëpunëtor i drejtësisë, a ka deklaruar në prokurori për këto episode sepse përndryshe duhet t'i hiqet statusi dhe të fillojë edhe një herë hetimi i Plumbit të Artë!

    Përgjigju
  • Mjere ata: 04/08/2023 18:00

    Ben Noka me familje, Bajrat, Leksi i druve, Pellumb Gjoka e kush o permen qitu pick i kane punet. Me fis se Pllanajt i kane do pare, Caft jane gjalle, Lict e me rradhe

    Përgjigju
    • Lum kush diq: 06/08/2023 00:09

      Prit ma vlla se ske pa gja hala se si ka dal emri spiunit gen vaso e til e komapni mjer kto pervedi

    • O rrjolli: 04/08/2023 23:04

      Bardhokun e kan vra bajret me urdhen te tomes se i prishi pun per zgjedhje me lsi

    • RRJOLL: 04/08/2023 21:59

      Kuptuam qe Bajrin e mbeshtet Gjoka,Vis Martini,Ben Ndoka, Bilali, dhe Licin, Duli,Tafili,e tjere, po Bardhoku pse esht vra

    • Ani: 04/08/2023 21:09

      Po dorin pse dojn me e vra , dori ka ken shum shok me bardhokun

    • Dash Labi: 04/08/2023 21:06

      @Eri Flm

    • @ Per Skane Pse: 04/08/2023 20:36

      O gjigand kta kundershtaret e ktyne kryn pune ca me te perjetshem ca ne kerkim ca kan per ti kput, nga ka per tju ardh e keqja atyne qe thu spjerdh kush, te jet per kta 100 vjet kan me jetu lict, caft dhe njerzit e bardhokut

    • Per Skane Pse: 04/08/2023 20:21

      Po po eshte permend Ben Ndoka. Ka taku beharin e i ka premtu ndihme /baze me vra Dor Dulin ne Shengjin

    • Eri: 04/08/2023 20:12

      Dash labi. E ka fjalen per altin lamen. Blerti esht shok me altinin po spjerdh kush sot se shoku kujt jet dhe bardhoku ishte mik me altinin po iku per lesh

    • Dash Labi: 04/08/2023 19:45

      @Po or ti : kush esht toto rina i shqipris ?

    • Skane sepse: 04/08/2023 19:35

      Ben Ndoka nuk esht permend fare

    • Po or ti: 04/08/2023 19:14

      Caft jan miqt e ngusht te toto rines se shqipris kaq di me than, nuk ju afrohesh dot kollaj atyne

  • Bobi: 04/08/2023 17:24

    Prek Kodra personi qe qelloi me snajper ne kodren e Krastes ne Elb mbi Art Capjen per llogari te mikut te Bajrave,Suel Celes. Ky akuzohet per vrasjen e Esat Valbones dhe Xhabirit nga kalaja.Njihet si vrases me pagese

    Përgjigju
    • Turi: 05/08/2023 00:20

      Ka fjale dhe at ne rreshen

    • Polici: 04/08/2023 20:49

      Me duket se i ke ren kokes

  • Alesio: 04/08/2023 16:27

    Pergatituni per hakmarrje te tmerrshme ne shkoder bajrave ju ka ardh fundi

    Përgjigju
  • sokoli: 04/08/2023 15:17

    tani do shohin tym kavaje bajret,,,ia rregullojne licet tani..

    Përgjigju
    • Sokolo: 13/11/2023 21:29

      Mos na ban me qesh tash

  • Shkodra: 04/08/2023 14:49

    Dor dulit , ibrahimit , genc tafilit e blert cafit ka rruni majen e k.. ju se ato jan njerzit ma inteligjet dhelprat e shipnis . Po hajt se keni me e pa mir tan ju qe ju ka dal emri ketu

    Përgjigju
    • AnaMalit: 05/08/2023 00:51

      Po thu se keto skan fole me Sky? Pse jan dhelpna? Une mendoj se te dy palet jan per Burg. Edhe me shiku me jetu ne paqe, keto plehna na banen Shkodren Meksikane. Gjithmone ka pase burra e trima por keta skan asnjanen se ju kan hanger paret e hallexhive me gjoba e me fajde. Ka familje ne shkoder se keto i djegun mrena nates por jo me b****lleqe me spiuna por me burra e me pluma.....

  • Cncn: 04/08/2023 14:38

    Donte te vdekur thuhet injorante.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?