Dosja Babale, shtyhet sërish gjyqi për Ervin Salianjin! Mungoi avokati i Olldashit! Visha: Po zvarritet procesi

8 Maj, 10:31| Përditesimi: 8 Maj, 10:37

  • Share

Seanca ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji për dosjen 'Babale', është shtyrë sërish. Avokati i Jetmir Olldashit, Indrit Sefa paraqiti kërkesë për shtyrje, për arsye shëndetësore. Pas mungesës së avokatit Sefa, gjykata e Apelit vendosi të shtyjë seancën për në datën 22 maj ora 10:00.

Avokati i cili po mbron, Geron Xhafën,  Ardian Visha kërkoi sërish që të caktohej avokat kryesisht, pasi po zvarritet procesi.

‘Tregues nuk është vetëm koecidenca e sëmundjes së avokatëve, por edhe mungesa e të gjithë Asamblit të deputetëve që gjithmonë vijnë në seancë! Nuk është rasti që kur sëmurë avokati mundon edhe i pandehuri. Duhet të caktohet avokati kryesisht.’- tha Visha.

Seancën e mëparshme mungoi avokati i Salianjit.

Në Apel deputeti Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi.

Sipas Gjykatës së Tiranës, ish-deputeti Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/05/2024 02:50

    Dhe ky gjyq po zhvillohet ne Tirane dhe te gjitha palet perfshi dhe perfaqesuesit ligjore jane po ne Tirane.Tani imagjinoni pak, fale hartes se re gjyqesore, /viktima/ te kesaj skeme /mungesash te justifikueshme/ te jene njerez te thjeshte,me mundesi ekonomike te kufizuara dhe aq me keq,te detyrohen te shkojne me mjete transporti larg qyteteve ku banojne.Humbet nje dite pune,humbet financat e nje dite per te blere gaz, nese e ke makinen tende,ose per te blere bilete kur udheton me autobuz/tren,dhe kur paraqitesh ne kohe ne gjykate,te dalin e te thone, se seanca shtyhet, se avokatin tend /e ka zene rrufa/,shkon perseri javen/muajin tjeter e te thone ,avokati i kundershtarit mungon /se nuk ka lexuar mire dosjen/,prape shtyhet seanca e prape kur shkon, te thone qe gjykatesi mungon ,se eshte me/te prera barku/!Nuk jane te tere Salianje e Xhafaj per nga mundesite financiare, per nga koha e bollshme ne dispozicion dhe mundesite e transportit.I duhet dhene fund ketyre /mungesave me arsye/ se po i torturoni njerezit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?