Deputeti demokrat Ervin Salianji

Dosja Babale/ Shtyhet për herë të 8-të seanca në Apelin e Tiranës për Ervin Salianjin

30 Janar 2023, 13:47| Përditesimi: 30 Janar 2023, 13:50

  • Share

Për të tetën herë radhazi është shtyrë seanca në Apel për deputetin demokrat Ervin Salianji. Edhe kësaj here shkak bëhet mungesa e trupës gjykuese.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale 'kallëzim i rremë' në lidhje me çështjen "Babale" dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun. 

Deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata e shkallës së parë vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zenel Tyta: 30/01/2023 14:48

    O çfar tmerri o çfar drejtësie paçavure wc e pa besushme, po me çfar argumenti shtyhet ky gjyq ? Apo me argumentin se pa drejtësia ka shum pun e po vë pikat mbi i. Prandaj marin dhe paga fareonike. O çfar shteti i diskretituar që si mer me shkelma kta fundërrinat e pa drejtësis ti flaki nërug kta rugaç të ndyr të padrejtësis. Mjer populli Shqiptar.

    Përgjigju
  • minushe: 30/01/2023 13:57

    skandal shtyrja e senacave, si e justifikojne? pse keshtu do mbrohen mashtruesit... Saliani do denohet se e meriton! Njeri i ulet! ose i perdorur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?