Deputeti Ervin Salianji

Dosja Babale/ Në ditën e ditëlindjes, shtyhet për herë të 7-të seanca në Apelin e Tiranës për Ervin Salianjin

16 Janar 2023, 10:09| Përditesimi: 16 Janar 2023, 16:24

  • Share

Për të shtatën herë radhazi, seanca në Apel për deputetin demokrat Ervin Salianji pritet të shtyhet. Edhe kësaj here shkak bëhet mungesa e trupës gjykuese, pasi Apeli ka njoftuar se një prej anëtarëve nuk do marrë dot pjesë në seancën e sotme.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale 'kallëzim i rremë' në lidhje me çështjen "Babale" dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun. 

Deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata e shkallës së parë vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sifi: 16/01/2023 21:05

    E pafalshme shtyrrja per gjygjin e babales Salianji nga gjykata e apelit te Tiranes! A ka afate sa lur eshte fundi i gjykimit te nje ceshtje ne apel?ILKPD duhet te marre mase me kete rast te perseritur bile deri ne perjashtimin e gjykatesve nga sisti i drejtesise.Populli orandaj skoma nuk ka optimizem per drejtesine e re

    Përgjigju
  • Kushte Extreme: 16/01/2023 13:56

    Vetingu dhe gjyqtare te lare me ar. Ne cvend shtyhet gjygji 7 here, si mund te tallet drejtesia me kete popull. Ju marrte hak Zoti se robi smundet

    Përgjigju
  • Rëmpalla: 16/01/2023 12:51

    Shqipria sbëhet kurr , në cilin vënd të Botës shtyhet gjyqi 7 her ? ? ? As në Afrik nuk ndodh kjo gjë. Turp , turp Edi Rama jeni të gjith bashk e po e shkatroni ktë vënd. Zoti mart hak tek ju.

    Përgjigju
  • albert: 16/01/2023 12:38

    Turp per veting leshin qe s'ka asnje lloj morali dhe nje turp i madh (pa share me fjale te ndyra)kur ka mbetur Shqiperia ne dore te nje dobici per te bere opoziten. Mjere vendi!

    Përgjigju
  • Den: 16/01/2023 11:34

    Ju dhjefsha vetingun.Ne shqiperi nuk funksion asgje sepse nuk ekziston morali. Nuk reagon askush nga sistemi drejtesise.Do te ish shtyre 7 here per nje njeri te thjeshte,?Kurre!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?