Deputeti i PD-së, Ervin Salianji

Dosja Babale/ Shtyhet për herë të 6-të seanca në Apelin e Tiranës për Ervin Salianjin, shkak mungesa e trupit gjykues

19 Dhjetor 2022, 09:46| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 12:10

  • Share

TIRANË- Për të gjashtën herë radhazi, seanca në Apel për deputetin Ervin Salianji është shtyrë. Kësaj here shkak është bërë mungesa e trupës gjykuese e për pasojë seanca nuk mund të jepet. Ditën e sotme pritej të kishte një vendim për një çështje që ka zgjatur prej shumë muajsh me radhë, po mungesa e formimit të trupës gjykuese bëri që ajo të shtyhet.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale 'kallëzim i rremë' në lidhje me çështjen "Babale" dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun. 

Deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata e shkallës së parë vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sifi: 19/12/2022 20:32

    Shtyrja e gjygjit per mashtruedin Salianji eshte e wellimshme.Kush mban pergjegjesi per keto shtyrje?KLGJ duhet te perjshtoj nga dtejtesia gjykatedit ose avokatet qe nuk marrin pjese ne gjykim.Ka afate perfundimtate ne apel per dhenien e vendimit?

    Përgjigju
  • ARBËRORI: 19/12/2022 16:24

    Kam një pytje a ka shtet Shqipria ? ? ? Po si ka mundësi që shtyhet për të 6 her gjyqi ? Po ministri i drejtësis pse si pushon nga puna kta rugeçërit e padrejtësis që tallen me popullin Shqiptar. Si mund të lihet i lir një njeri si Salinjani një mashtrus një fëlliqsir që bredh i lir e bën dhe karshillik. E pastaj Edi Rama do që rinia të ri në ktë katund ordiner që qelbet er.

    Përgjigju
  • emigranti: 19/12/2022 10:39

    Turp i madh dhe skandal i vertete! Te shtyhet gjyqi 6 here kjo i kalon te gjitha parashikimet.Nuk mund te mendoh tjeter gje pervec presioneve te Salianjit dhe makinacioneve te tij e te njerezve te tij qe bejne cmos qe ky vendim te mos dale kurre.Ja,kjo eshte gjendja e gjykatave tona.Vaj medet! Dhe ankohen pastaj Salianji me shoke se pse ikin te rinjte nga Shqiperia! Jo po te rrine e ti shtypin me kembe banditet e quajtur demokratike qe zbatojne e presikojne nje sistem drejtesie per ta e nje tjeter per ata qe s'kane mbeshtetje politike! Ndyresia ne kulm! Keshtu edhe per vendimin e pritshem te Apelit per vulen e PD-se,shtyhet nga data ne date,sepse ashtu i do b... Berishes e Co. dhe gjyqtaret e Apelit kane frike te japin vendimin.Mos duhet shkrire fare kjo gjykat3 apeli,qe eshte e kapur nga koka tek kembet dhe trembet te jape vendime? Ka njeri ne Shqiperi qe e ndjek funkskionimin e kesaj gjykate apo...vari lesht!Po ministri i drejtesise cfare ben apo kjo gjendje eshte normale?!!!Shqiperi hesapi dhe nga ana tjeter pretendojme te futemi ne Europe,me te tilla gjykata jofunksionale e te trembura majtas e djathtas!Dhe mbi te gjitha vendi ka sistem drejtesie dhe...te pavarur!Kjo nuk ndodh as ne Ugande!Nje kriminel Non Grata dhe shebeku i tij spion io padeklaruar akoma Non Grata kercenojne e shantazhojne kedo e gjithcka dhe te gjithe u rrine gatitu e shijojne parate e tyre pa mbarim!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?