Dosja Ahmetaj, Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e vilave në Hamallaj dhe Palasë

27 Korrik 2023, 13:16| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 13:47

  • Share

Gjykata e Lartë rrëzoi ankimimet e ish-gruas dhe partneres aktuale të Arben Ahmetajt kundër vendimeve të SPAK dhe GJKKO për sekuestrimin e dy vilave në Hammallaj dhe në Palasë.

Trupi gjykues vendosi mospranimin e rekurseve të paraqitura nga partnerja aktuale e Ahmetajt Erjol Hoxha lidhur me sekuestrimin e vilës në Hamallaj dhe ish-gruaja e tij, Albina Mancka per heqien e sekuestros për vilën në Palasë për të cilën ka bërë rekurs edhe shtetasja shqiptaro zviceriane Elda Dinaj. Pak ditë më parë SPAK shpalli në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetajn i cili nuk u gjet brenda vendit pasi gjykata aprovoi arrestimin e tij. 

 Arben Ahmetaj është shpallur në këkrim ndërkombëtar. Ai akuzohet për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bëhet fjalë një dosje voluminoze ku krahas Ahmetajt ka dhe persona të tjerë të përfshirë dhe nuk është çudi që SPAK të mund të kërkojë masa dhe për persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ahmetaj ka 1-3 vila: 27/07/2023 15:23

    Të tjerat kush i ka?

    Përgjigju
  • minushe: 27/07/2023 13:40

    kjo gruja e dyte e mori per leke tani tja shikoje hajrin... per albinen me vjen keq se albina ka qene ne maje punonte te banka amerikane me 1000 euro qe ne 1996 kur ky ishte perkthyes ardhur nga gjirokastra dhe skishte shtepi ku te flinte ne Tirane

    Përgjigju
    • NIku: 27/07/2023 19:15

      Ky i ka marre parate dhe gruaja s'dinte gje thua ti? Ajo qe punonte ne banke, di te beje dhe llogari, e shikon qe hyjne me shume para se rroga e te dyve, nuk mendon se e kuptoi se nga dalin keto? Edi i vari ujkut melcite ne qafe, 1 miliarde euro ndihma per termetin se ku vajten nje zot e di.

    • Or tej: 27/07/2023 16:15

      Mos u merzit per asnjeren nga ato sepse kane bashkepunuar me zhvatesin e qindra milione eurove. 1 vile me shume a me pak nuk i leviz fare kandarin atyre or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?