Dosja '5D'/ Redi Molla kërkon heqjen e sekuestros mbi telefonin e gruas, GJKKO nuk pranon

23 Prill, 12:45| Përditesimi: 23 Prill, 12:48

  • Share

GjKKO rrëzon kërkesën e avokatit mbrojtjes te ish- drejtorit të Ujësjellësit në Bashkinë e Tiranës, Redi Molla për heqjen e sekuestros mbi një telefon të bashkëshortes së tij, masë e caktuar në kuadër të dosjes “5D”.

Celulari në fjalë pritet të ekspertohet sikurse pajisjet e sendet e tjera të sekuestruar me qëllim gjetjen e provave.

Gjykata e rrëzoi kërkesën e ish-drejtorit për kthimin e aparatit telefonik. Redi Molla është ish drejtori i bashkisë së Tiranës i cili sipas SPAK ishte një nga pronarët de fakto të kompanisë “5D konstruksion” me të cilin kishin përfituar një sërë tenderash gjatë kohës që ka qenë drejtor i Ujësjellësit

Lajmi  ne perditesim... 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?