Dosja 339/ Laboratori i heroinës në Has, Altin Avdyli kërkon nga GJKKO përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka

21 Dhjetor 2020, 10:27| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 12:52

  • Share

Një tjetër zhvillim në procesin gjyqësor për dosjen 339, për Laboratorin e heroinës në Has. Altin Avdyli kërkon përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka.

“Duke qenë se për të njëjtin procedim është shprehur më vendim, kjo gjyqtare Daniela Shirka, nuk mund të gjykoje çështjen me penale nr. 38, me te pandehur, Gjevi Ndoka, Altin Avdyli, etj

Kërkojmë, përjashtimin e Gjyqtares, znj. Daniela SHIRKA nga gjykimi i cështjes me nr. 38, me te pandehur, Gjevi Ndoka, Altin Avdyli, etj, akuzuar, për kryerjen e veprave penale të „Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“ kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar përkatësisht nga Neni 283/1 dhe 334 i Kodit Penal ”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

Kujtojmë se sot pritet vendimi i GJKKO për këtë çështjes pasi Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) përfundoi hetimet për laboratorin e heroinës në Brenogë të Hasit dhe kërkoi në total 147 vite burg për 17 të pandehur. Mes të pandehurve janë vëllai ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Xhevi Ndoka ndaj të cilit kërkohët dënimi me 8 vite.

Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për Admir Hoxhën dhe akuzohet se drejtonte grupin kriminal. Prokuroria kërkon 8 vite burg për Gjevi Ndokën, 6.8 vite burg për Altin Avdyli,10 vite burg për Esat Mehmetin, Petrit Suljemani 8 vite, Sajmir Sulejmani 8 vite, Hajri Seferi 10 vite, Orges Jahoelezi 6.8 vite, Shkëlqim Avdyli 4 vite, Mario Zeqiri 4.8 vite, Elton Shehu 4.8 vite, Ardit Gjyriqi 4 vite; Hekuran Hoxha njohur si Roni 10 vite, Vehbi Berushi 8 vite, Anila Shuti 8 vite, Xhavit Shuti dhe Flamur Cela, këto 2 të fundit me nga 12 vite.

Kjo dosje penale është regjistruar në dhjetor 2016.

(Kliko këtu për të lexuar kërkesën për përjashtim e Daniela Shirkës)

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?