Dortmund feston suksesin ndaj PSG-së

Dortmundi nderon veten dhe Gjermaninë, Bundesliga dërgon 5 skuadra në Champions League

2 Maj, 09:53| Përditesimi: 2 Maj, 13:17

  • Share

Fitorja 1-0 e Dortmundit kundër PSG-së në gjysmëfinalen e parë të Champions League ka siguruar pikët që Bundesliga gjermane e futbollit nga edicioni i ri të dërgojë pesë skuadra në Champions League.

Tanimë është zyrtare, me futbollin gjerman që siguron një vend shtesë, teksa javë më parë një gjë të tillë e siguroi edhe Italia me Serie A. Kështu, Italia dhe Gjermania lënë pas Anglinë, me Premier League që është më pas sa i takon koeficientëve për të nxjerrë pesë skuadra në CHL. Kështu, Leverkusen, Bayern Munich, Stuttgart, RB Leipzig dhe Dortmund kanë siguruar një biletë që sezonin e ri do jenë pjesë e formatit të ri në Ligën e Kampioneve.

Tani Serie A dhe Bundesliga janë në garë për ekipin e gjashtë në Champions League dhe kjo varet nga ecuria e Romës ose e Bayer Leverkusen në Europa League.

Nëse Leverkusen ia del të fitojë Europa League, atëherë do jetë Bundesliga që sezonin e ri do dërgojë gjashtë skuadra në Ligën e Kampioneve.

Renditja dhe pesë skuadrat e para nga Bundesliga që shkojnë në CHL

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?