Kombëtarja

Dortmund/ Shqipëria mban seancën e parë stërvitore, një lojtar me probleme

10 Qershor, 15:22| Përditesimi: 10 Qershor, 15:23

  • Share

DORTMUND - Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në Kaiserau, qendra bazë e kuqezinjve në Gjermani. Gjithë fokusi i lojtarëve dhe stafit teknik me në krye brazilianin Sylvinho, është te dueli i parë në Euro 2024. Kundër Italisë (15 qershor) në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Më pas vijojnë duelet e radhës në grupin B, ndaj Kroacisë (19) në Hamburg dhe përballë Spanjës (24) në Dusseldorf. Stërvitja e parë në tokën gjermane u bazua më shumë në aspektin taktik, ndërkohë që pati edhe punë në palestër.

Asnjë nga lojtarët nuk ka dëmtime apo probleme fizike, përveç portierit Etrit Berisha, i cili ndjen dhimbje në shpinë. Kuqezinjtë do të zbresin sërish në fushë duke nisur nga ora 17:00, për stërvitjen e dytë të së hënës.

Seancë që do të jetë e hapur për tifozët shqiptarë, numri i të cilëve pritet të shkojë në 1 mijë. Për të parë nga afër dhe për të mbështetur e karikuar heronjtë kuqezi.

Kombëtarja në stërvitje

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?