Dortmund ia del falë Sancho-s, Hoffenhaim-Bayern ndërpritet për shkak të një banderole fyese

29 Shkurt 2020, 17:37| Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 17:41

  • Share

Në Bundesligë Dortmundi-t i ka mjaftuar një gol i Jadon Sancho-s në minutën e 15 për të marrë tre pikët kundër Freiburg. Talenti britanik i verdhezinjve finalizoi një aksion model të skuadrës, duke bërë që të mbesin në luftë për titullin kampion.

Ndërkohë takimi mes Hoffenhaim dhe Bayern Mynchen është ndërprerë në minutën e 80. Bavarezët po fitonin 0-6 kur pak çaste para fundit tifozët shfaqën një banderolë shumë fyese për presidentin e ekipit kundërshtar. Kaq ka mjaftuar që ndeshja të ndërpritet nga zyrtarët e takimit.

Në banderolën që i dedikohej presidentit Dietmar Hoop shkruhej: "Dietmar Hoop mbetet një bir k***e."

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?