Dorëzohet Manchester United, koronavirus pamundëson blerjen e Sancho-s nga Dortmund

13 Shtator 2020, 14:56| Përditesimi: 13 Shtator 2020, 15:01

  • Share

Manchester United është dorëzuar përfundimisht për blerjen e ‘yllit’ të Borussia Dortmund Jadon Sancho. Kjo pasi verdhezinjtë nuk heqin dorë nga futbollisti poshtë 100 mln paundëve, një shifër e konsideruar e lartë nga ‘djajtë’, të cilët kanë ndjerë pasojat e koronavirusit.

Sipas ‘Daily Mail’ 20-vjeçari është ëndrra e madhe e verës për Manchester United, por anglezi të paktën edhe për një vit do të jetë në Dortmund. Sancho është prodhim i akademisë së Manchester City-t, ndërsa në 2018 u shit në gjermani për 5 mln euro.

 

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?