Policia greke

Dorëzohet krahu i djathtë i ‘Eskos’, kreu i bandës kriminale e cila u ‘shkatërrua’ në Greqi

2 Nëntor 2022, 10:45| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 10:46

  • Share

GREQI- Krahu i djathtë i bandës kriminale të ‘Eskos’ është dorëzuar në polici. Mësohet se shqiptari tjetër i dorëzuar së fundmi në policinë greke dhe njihej me pseudonimin “Atzou”. Ai jetonte në arrati pas goditjes të organizatës kriminale disa javë më parë kampusin e universitetit.

Mediat greke kanë nxjerrë informacione të reja për veprimtarinë e mafies shqiptare që vepronte në Universitetin Politeknik, me “tentakulat” e organizatës kriminale që kanë arritur edhe financimin e sulmeve me bomba, si ai në Maj 2017 kundër ish-kryeministrit, Louka Papadimou.

Hetimi nisi pasi u konstatua se një antiautoritar aktiv, i cili ishte akuzuar se kishte dërguar një paketë-bombë që plagosi Loukas Papademos në makinën e tij në rrugën Marni më 25 maj 2017, merrte shuma parash në llogarinë e tij bankare. Konkretisht, 14 persona kanë vijuar me urdhra dhe nga në llogarinë burgjet e Korydallos dhe gjetkë, për të depozituar e zv/autoritarit të ri.

Kreu i grupit kriminal Esko i cili quhet Esmin Ferhati, u arrestua gjatë bastisjes së policisë në kampusin që qëndronte dhe e kishte përshtatur për trafik droge në Zografou të Universitetit Kombëtar Teknik të Athinës.

I riu shqiptar, ka qenë i shpallur në kërkim më parë për trafik droge, armëmbajtje pa leje si dhe grabitje. Gjatë operacionit të policisë, një oficere nuk u ndje mirë dhe vendosi të largohej me makinën e saj private dhe më pas u sulmua me kaçavidë nga 30-vjeçari shqiptar.

Për të mbrojtur veten e saj punonjësja e policisë qëlloi me armën e shërbimit në këmbë 30-vjeçarin. Incidenti ndodhi gjatë një operacioni policor në konviktet e vjetra të kampusit, të cilat njihen si zona ku rrinë bandat që shpërndajnë drogë, plaçkisin shtëpi, veçanërisht në periferitë të zonave të Zografou, Kaisariani dhe Vyronas.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?