Kronikë

‘Dorëzohet’ Bashkia e Durrësit, qyteti ‘mbytet’ nga plehrat

26 Qershor 2021, 15:11| Përditesimi: 26 Qershor 2021, 18:27

  • Share

Prej tre ditësh Durrësi nuk i ngjan aspak një qyteti bregdetar që është gati të presë turistët. Më keq akoma. Era kundërmuese e plehrave që kanë mbuluar qytetin, vështirë të afrojë turistë pranë vetes..

Kontejnerët me mbeturina nuk pastrohen në rrugët kryesore dhe as në zonën bregdetare. Në Bashkinë e Durrësit askush nuk prononcohet për situatën tejet problematike me mbetjet urbane, të cilat ky institucion ka detyrim ligjor t’i menaxhojë.

Qytetarë janë të alarmuar pasi po u rrezikohet shëndeti nga ambienti i ndotur dhe temperaturat e larta ndikojnë në përhapjen e erës së rëndë.

Situatën më të rëndë po e përjetojnë banorët e lagjes nr.15 në Spitallë. Aty bashkia ka zbarkuar plehrat në vend-parkimin e kamionëve.

“Plehrat që ishin në Porto Romano i kanë sjell këtu. I përpunojnë këtu. Mirëpo problem është që plehrat qëndrojnë këtu disa ditë. Kjo sjell një erë shumë të keqe. Një ambient shumë të rëndë. Këtu ka shkolla, kopshte”, tha një banor.

“Shumë e keqe. Mban një ere e keqe shumë. Tmerr. Ka një muaj që është keq fare. Si diçka e ngordhur”, tregoi një tjetër.

“Situata shumë e keqe. Kemi fëmijë, të sëmurë. Nuk hapim dot dritaren se na qelb era. Ka 2-3 javë. Sa më shumë po ngrohet koha, aq më keq”, u shpreh një banor.

Qytetarët e Spitallës në Durrës kërkojnë që të merren masa sa më shpejt.

“Kërkojmë të gjendet një vend tjetër dhe jo të sillen këtu. I sjellin makinat dhe i shkarkojnë këtu”, tha një banor.

“Të hiqen sa më shpejt se nuk po flemë dot. Po ikin njerëzit nëpër lagje të tjera se nuk rrinë dot këtu”, u shpreh një tjetër.

“Ti heqin se ne jetojmë aty. Vijnë i shkarkojnë ditë e natë”, përfundoi banori.

Bashkia e Durrësit është në situatë të rëndë financiare, me fonde të mjaftueshme për të dërguar mbetjet për përpunim në asnjë incenerator.

Zgjidhja tashmë i mbetet qeverisë, pasi dhe vetë këshilli bashkiak i Durrësit në mbledhjen e fundit kërkoi fonde nga Ministria e Financave.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 26/06/2021 16:14

    Ky eshte nje turp dhe krim sepse jane vatra infeksioni prandaj prokuroria duhet te veproi urgjentisht.... Turistet duhet ta bojkutojne teresisht Duresin qe tradicionalisht eshte quajtur qyteti i shurres... Shkoni te gjithe dhe beni shurren para badhkise. Turp te keni...

    Përgjigju
    • Zeni: 26/06/2021 23:50

      Krim me dashje do shtoja vetem une vella....se ne kete pike eshte me dashje dhe nuk e luan me as topi vendit Piktori ka vendosur te hyje ne histori si i vetmi qe ia doli te shkaterronte Durresin pas 3600 vjetesh Aferim o piktor se ia dole

  • Drdr: 26/06/2021 15:34

    Mirsevini ne Durresin "turistik" plot me plehra, pa parkingje, me nji bashki inefiçente, nji kryebashkiake kukull. Mirsevini ne Durresin "turistik" me trotuare te gjera dhe rruge te ngushta, me ndertime pa plan, me urbanistike mesjetare te sajuar nga inxhiniere dhe urbaniste me diploma Kristali. Mirsevini ne Durresin "turistik" te permbytjeve mbas 10min shi, me rotonda idjote sepse bashkia nuk eshte e zonja te vendose semafore apo te bej plan urbanistik. Mirsevini dhe ju thafshin kembet nqs vini

    Përgjigju
  • tani: 26/06/2021 15:30

    Durresi do incenerator,,,nuk ka zgjedhjet tjeter,,incenerator do dhe tirana shkodra korca,,vlora,dhe saranda,kukesi...

    Përgjigju
  • Turi: 26/06/2021 15:29

    Jo ska mundesi vendi jone ka parametrat e UE persa i perket mbeturinave Hahahah legena mashtrusa vetem vidhni dhe mashtroni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?