Dorëhiqet Mbretëresha e Danimarkës, abdikon në fjalimin e Vitit të Ri

31 Dhjetor 2023, 21:32| Përditesimi: 31 Dhjetor 2023, 21:39

  • Share

Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II njofton papritur abdikimin në fjalimin e Vitit të Ri. Margrethe II do të pasohet nga djali i saj i madh, Princi i Kurorës Frederik, kur të japë dorëheqjen më 14 janar.

Mbretëresha e Danimarkës ka njoftuar në mënyrë të papritur abdikimin e saj në fjalimin e saj tradicional në natën e Vitit të Ri. Margrethe II do të tërhiqet zyrtarisht nga froni më 14 janar, saktësisht 52 vjet nga dita e ngjitjes së saj në fron në 1972.

Ajo do të pasohet nga djali i saj i madh, Princi i Kurorës Frederik – i cili do të bëhet Frederik X.

Margrethe fëmija më i madh i mbretit të mëparshëm të Danimarkës Frederik IX dhe mbretëreshës Ingrid pasoi babain e saj pas vdekjes së tij më 14 janar 1972.

Ajo është mbretëresha e vetme regjente aktuale në botë dhe në korrik u bë monarkja më jetëgjatë e Danimarkës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?