Gabriele Gravina dhe Mancini djathtas

Dorëheqja pa mirëkuptim, federatës italiane s’i del inati me Mancini-n! Mund të kërkojë dëmshpërblim

30 Gusht 2023, 14:04| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 14:06

  • Share

Roberto Mancini të hënën zyrtarisht mori drejtimin e kombëtares së Arabisë Saudite pas dorëheqjes befasuese nga Italia, duke akuzuar presidentin e federatës. Megjithatë italiani nuk pritet ta gëzojë qetësisht punën e re shumë milionëshe, pasi Gabriele Gravina, presidenti i federatës italiane, mund të kërkojë një dëmshpërblim nga Mancini.

Sipas rregullores së UEFA çdo trajner kombëtaresh mund ta japë dorëheqjen, por duhet të ketë një arsye të fortë dhe të përcaktojë një metodë largimi. Duke parë mënyrën sesi ish-trajneri i disa skuadrave në Seria A u largua dhe postimet provokuese në rrjetët sociale gjasat që FIFA ti japë të drejtë Federatës Italiane të Futbollit janë të mëdha.  

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?