Kosova & Rajoni

Dorëheqja e Zaev, opozita shqiptare në Maqedoni: Dy opsionet për qeverinë e re

3 Nëntor 2021, 14:05| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 14:10

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i ‘Aleancës për Shqiptarët’, parti që në këto zgjedhje hyri në koalicion me VMRO-në e Mickoskit, Arben Taravari dha në një intervistë për Report Tv dy opsione për fatin e Maqedonisë së Veriut, ose qeveri teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme ose shumicë e re pa BDI dhe LSDM.

“Ka vetëm dy opsione, qeveri teknike për zgjedhje të parakohshme deri në maj ose të krijohet një koalicion i ri shumicë të re parlamentare pa BDI dhe LSDM do të funksionojë deri në zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme. Jemi duke biseduar me partitë e vogla dhe mendohet se mund të krijohet një shumicë e r”, tha Taravari.

Taravari kërkoi edhe dorëheqjen kreut të BDI, Ali Ahmeti pasi për të ka humbur kredibilitetin e shqiptarëve në zgjedhjet duke u turpëruar pasi ka humbur mbi 20 % të votave.

“Nuk jemi shumë kënaqur me rezultatin por disa komuna që pretendimin të merrnim i kemi, opozita ka marrë 2/3  e komunave të RMV, 4 komunat Tetova, Gostivari, Shkupi, Kumanovën  më të mëdha i kanë humbur Amehti dhe Zaev me popullatë mbi gjysmën e popullsisë. Zoti Ali Ahmeti kreu i BDI,  nuk ka kredibilitet te shqiptarët dhe duhet të dorëhiqet.  Ai humbi dy qendrat kryesore të shqiptarëve. I kishte personale Gostivarin dhe aty jo vetëm humbi pro u turpëruar me 20 %”, tha Taravari.

Ndonëse ka deklaruar publikisht dorëheqjen nga kryeministër dhe nga kreu i Partisë, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nuk ka mbërritur ende asnjë kërkesë për dorëheqje nga Zoran Zaev. Kjo ka bërë që në rrethin politik e mediatik, të shtohen zërat se Zaev është penduar, një heshtje kjo që justifikohet me veton e aleatëve shqiptarë në qeveri, se nuk e lejojnë largimin e tij.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?