Ilirjan Celibashi

Dorëheqja e Fation Veizajt, KQZ i jep mandatin e PD-së në Vlorë kandidatit të PDIU, Gëzim Ademajt! Gjobë 10 mijë lekë bashkisë Berat, Durrës, Fier e Roskovec

10 Shkurt 2023, 11:11| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 14:35

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin deputetit të PD, Gëzim Ademaj për qarkun e Vlorës. Ai pozicionohet në Kuvendin e Shqipërisë pas lëshimit të mandatit nga ish deputeti Fatjon Veizaj.

Ademaj ka deklaruar se ka pasur një shoqërim në policinë e Vlorës në 2005, por nuk ka asnjë dënim të formës së prerë që të pengojë mandatin. Gëzim Ademaj është kandidat i PDIU nga lista e PD në qarkun e Vlorës sipas koalicionit për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Fation Veizaj, deputet i PD-së në qarkun e Vlorës hoqi dorë nga mandati i deputetit dhe shkak për këtë vendim sipas tij është bërë përçarja prej një viti e gjysmën e demokratëve.

Në mbledhjen e së premtes KQZ ka miratuar edhe anëtarët e KZAZ për Partinë Social Demokrate e themeluar nga Tom Doshi. Ndërsa janë gjobitur me 10.000 lekë Bashkitë Berat, Durrës, Fier dhe Roskovec për mos raportim të aktiviteteve në KQZ nga 24 janari deri në 2 shkurt.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?